Home / KOSOVA / Protestë në Prishtinë, arsyeja do t’iu befasojë

Protestë në Prishtinë, arsyeja do t’iu befasojë

Protestë në Prishtinë, arsyeja do t’iu befasojë

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Sot po protestohet në Kryeqytetin e Kosovës.

Banorët e lagjes Qendra kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës për shkak të zhurmave të lartë të kafeneve, të cilat zgjasin deri në orët e vona të mbrëmjes.

Shefki Ukaj, banor i kësaj lagje thotë se gjendja në këtë lagje është bërë dramatike.

“Gjendja në vitin e fundit është bërë dramatike. Deri në orën 02:00, kemi muzikë shfrenuese. Duhet ditur se kemi njerëz të sëmurë, pleq, fëmijë. Nuk është shqetësimi i vetëm zhurma. Është edhe çështja e parkingjeve, më së paku ne i parkojmë aty, ne nuk kemi ka me hy as ka me dal”, tha ai.

Për shkak të kësaj situate, ai tha se janë të detyruar edhe t’i shesin shtëpitë e tyre.

Të njëjtin hallë ka edhe Violeta Geci.

“Jemi detyru të dalim në protestë nga zhurma e kafiterive. Kemi banorë të sëmurë. Nuk po mundemi me nejt në banesat tona”, u shpreh ajo.

Drita Begraci, që tri vjet nuk ka dalur nga shtëpia e saj, për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo thotë se sot ishte e detyruar të dal të protestojë.

“Jemi si me qenë në Afrikë që tri vjet nuk kam dal jashtë. Me zor më kanë marrë sot për krahu. Zhurmë e madhe, miza, mijë…nuk po dimë çka me bo”, ka thënë ajo.

Shipe Shkodra thotë se nëse komuna e Prishtinës nuk reflekton janë të detyruar të ndërmarrin diçka vet.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com January 21, 2019 11:51 am ne link https://kosovatoday.com/?p=408372
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Protestë në Prishtinë, arsyeja do t’iu befasojë Protestë në Prishtinë, arsyeja do t’iu befasojëRating: 4.8