Home / KOSOVA / Shala flet për taksën, thotë se duhet të bëhet kjo gjë në raport me SHBA-në

Shala flet për taksën, thotë se duhet të bëhet kjo gjë në raport me SHBA-në

Shala flet për taksën, thotë se duhet të bëhet kjo gjë në raport me SHBA-në

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Ҫështja e taksës ndaj Serbisë vazhdon të mbetët ndër ҫështjet më të diskutuara në vend dhe jo vetëm.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka folur për çështjen e taksës ndaj mallrave serbe, ndërsa ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës duhet me vëmendje t’i dëgjojë kërkesat e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e këtij vendimi.

Ai pohoi madje që ndonëse mund të merret vendim për pezullimin e taksës, kjo çështje assesi s’duhet të ndërlidhet me dialogun, por fillimisht duhet eliminuar arsyet që shtynë Kosovën për vendime të tilla.

”Dihen arsyet pse Kosova ka qenë e detyruar ta vendosë një taksë të tillë”.

”Të gjithë jemi të vetëdijshëm për kërkesat që po bëhen për ta pezulluar atë. Kemi marrë vendim për vendosjen e taksës të gjithë bashkë”.

”Por, edhe vendimi për heqjen e saj duhet të merret me dakordim të plotë me partnerët e koalicionit”.

”Masa duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa të eliminohen të gjitha arsyet që Qeverinë e Kosovës e kanë shtyrë ta marrin një vendim të tillë”.

”Qeveria e Kosovës duhet t’i dëgjojë me vëmendje kërkesat e miqve tanë ndaj dhe çdo vendim tjetër duhet të merret në dakordim me partnerët e koalicionit, por kjo nuk duhet të ndërlidhet assesi me fillimin e dialogut”.

Më tej, ministri Endrit Shala tregoi që gjatë mbikëqyrjes së tregut të brendshëm ka pasur tendenca të transportuesve për ndërrim të origjinës së mallrave por ato janë evituar në bashkëpunim me doganat, njofton Klan Kosova.

”Ministria e Tregtisë ka për detyrë ta mbikëqyr tregun e brendshëm. Kam nxjerrë urdhëresë që të nisin inspektime investigative se a ka hyrë ndonjë mall duke mos i kaluar procedurat e parapara me ligj”.

”Nuk ka as të gjetura se mallra të tilla janë hasur brenda territorit. Qytetari i Kosovës është duke e respektuar në masë të jashtëzakonshme vendimin e Qeverisë së Kosovës”.

”Nëse Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë has në mallra që s’ka kaluar në procedurat adekuate, ai mall konfiskohet”.

”Ka pasur tendenca që mallrave t’iu ndryshohet vendi i origjinës përmes Shqipërisë apo Maqedonisë, por në bashkëpunim me doganën dhe Policinë Kufitare kemi arritur që ato mallra t’i konfiskojmë”.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 25, 2019 8:02 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=432548
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Shala flet për taksën, thotë se duhet të bëhet kjo gjë në raport me SHBA-në Shala flet për taksën, thotë se duhet të bëhet kjo gjë në raport me SHBA-nëRating: 4.8