Home / KOSOVA / Takimi në presidencë, Thaçi tregon çka biseduan krerët shtetrorë me ambasadorin amerikan

Takimi në presidencë, Thaçi tregon çka biseduan krerët shtetrorë me ambasadorin amerikan

Takimi në presidencë, Thaçi tregon çka biseduan krerët shtetrorë me ambasadorin amerikan

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Në orët e mbrëmjes është mbajtur një takim në Presidencë në të cilin kanë marrë pjesë liderët kryesor të vendit dhe ambasadori amerikan.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar detaje nga takimi që ai, bashkë me krerët e tjerë të institucioneve të vendit, kanë zhvilluar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip S. Kosnett.

“Sot, në prezencë të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, kam zhvilluar takime të përbashkëta me liderët institucionalë, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli”, ka shkruar Thaçi, në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, në internet.

“Në këto takime kemi biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi.

“Interesi shtetëror duhet të bëjë bashkë gjithë spektrin politik, për të marrë vendime të rëndësishme për perspektivën e qytetarëve dhe për të ardhmen tonë euroatlantike, në përputhje me interesat e SHBA-së dhe partnerëve strategjikë të Kosovës”, ka deklaruar presidenti kosovar.

“Prandaj, në ditët në vijim, pres vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore”, ka shtuar Thaçi.

“Nuk kemi kohë për të humbur”, ka porositur presidenti i Kosovës.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com January 31, 2019 8:41 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=415839
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Takimi në presidencë, Thaçi tregon çka biseduan krerët shtetrorë me ambasadorin amerikan Takimi në presidencë, Thaçi tregon çka biseduan krerët shtetrorë me ambasadorin amerikanRating: 4.8