.
Friday , July 19 2019
Home / KOSOVA / Dorëzohet Edi Rama, e pranon se i ka kërkuar Haradinajt ta pezullojë taksën

Dorëzohet Edi Rama, e pranon se i ka kërkuar Haradinajt ta pezullojë taksën

Dorëzohet Edi Rama, e pranon se i ka kërkuar Haradinajt ta pezullojë taksën

Edi Rama është rrëfyer për Samitin e Berlinit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në emisionin televiziv ‘Opinion’ ka folur për përplasjet që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Rama është shprehur se Haradinaj ka gënjyer kur ka thënë se ai i ka kërkuar heqjen e taksës.

“Ramushi, fatkeqësisht ka gënjyer sepse nuk i ka kërkuar askush ta heqë taksën, i është kërkuar vetëm pezullimi i taksës, për t’i dhënë një shans rifillimit të dialogut me angazhim direkt të kancelares Merkel dhe presidentit Macron. I kam thënë ky për mua është propozim fantastik dhe pranoje”.

Rama tha se në Samitin e Berlinit ka qenë një moment ideal që taksa të funksiononte.

“Taksën e kam mbështetur që ditën e parë, jo si masë tregtare sepse është kundër gjithë rregullave, por e kam mbrojtur në çdo takim me të gjithë partnerët, është klithmë që Kosova e bën për t’u dëgjuar, se ne jemi këtu dhe jemi angazhuar për një dialog me vite e vite dhe nuk po marrim asgjë ndërsa Serbia hap kapituj për negociata”.

Edi Rama, gjithashtu, tha se klithma bëhet që të sensibilizosh dhe në momentin kur vijnë dy liderët e Evropës dhe të thonë të lutem pezulloje për 4 deri në 6 muaj dhe ne do të angazhohemi personalisht ne që të funksionojë procesi dhe ta shtyjmë përpara, tani normalisht pezulloje se nuk po të thonë hiqe, është shprehur kryeministri shqiptar.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 17, 2019 2:24 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=446933
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Dorëzohet Edi Rama, e pranon se i ka kërkuar Haradinajt ta pezullojë taksën Dorëzohet Edi Rama, e pranon se i ka kërkuar Haradinajt ta pezullojë taksënRating: 4.8