.
Monday , July 15 2019
Home / KOSOVA / Eksperti i meteorologjisë tregon se a do të preket Kosova nga stuhitë e fuqishme të rajonit

Eksperti i meteorologjisë tregon se a do të preket Kosova nga stuhitë e fuqishme të rajonit

Eksperti i meteorologjisë tregon se a do të preket Kosova nga stuhitë e fuqishme të rajonit

Tahirsylaj tregon se a do të preket Kosova nga stuhitë e fuqishme të rajonit.

Stuhi të fuqishme kanë goditur rajonin duke shkaktuar vdekje të njerëzve e shumë dëme të mëdha materiale.

Këto dëme kryesisht kanë ndodhur në Greqi, Shqipëri, Mal të Zi dhe Itali.

Por Kosova nuk do të preket nga këto stuhi të fuqishme që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve. Kështu tha për Telegrafin eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, duke shtuar se klima e Kosovës është ndryshe nga klima mesdhetare.
“Jo në rajon është tjetër klimë, mesdhetare dhe faktikisht në fusha të ulta të shtypjes barike nuk vjen”, ka thënë Tahirsylaj.

Eksperti i meteorologjisë, tregoi se moti sot do të jetë me diell dhe vranësira, ndërkaq deri ditën e diel nuk do të ketë të reshura atmosferike.

Sipas tij, nga java e ardhshme priten të reshura atmosferike, mirëpo nuk janë intensive ashtu siç ishin gjatë kësaj jave.

“Sot do të jetë mot i mirë me diell me vranësira. Deri të dielën nuk ka reshje atmosferike. Nga java e ardhshme priten reshje atmosferike por nuk janë intensive siç ishin këtë javë”, ka thënë për Telegrafin, eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com July 11, 2019 2:47 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=454803
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Eksperti i meteorologjisë tregon se a do të preket Kosova nga stuhitë e fuqishme të rajonit Eksperti i meteorologjisë tregon se a do të preket Kosova nga stuhitë e fuqishme të rajonitRating: 4.8