Home / KOSOVA / “Më 19 maj vendoset nëse komunat veriore do të jenë serbe”

“Më 19 maj vendoset nëse komunat veriore do të jenë serbe”

“Më 19 maj vendoset nëse komunat veriore do të jenë serbe”

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Marko Gjuriq thotë se më 19 maj vendoset nëse komunat veriore do të jenë serbe.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të veriut të Kosovës në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potok dhe Leposaviq që të dalin dhe të votojnë për kandidatët e Listës Serbe të dielën më 19 maj “dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive unitetin me shtetin e Serbisë”

Gjuriq tha se më 19 maj do të vendoshet nëse komunat në veri të Kosovës do të jenë komuna serbe, nën kontrollin serb ose jo, transmeton Klan Kosova.

Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve nga veriu i Kosovës që të mos lejojnë siç tha ai “që politikanë shqiptarë të realizojnë një plan të prishtë , se si të heqin dorë nga kontrolli serb këto katër komuna”

Sipas tij, ideja e politikanëve shqiptarë është që t’i ndajnë dhe përçajnë serbët dhe t’i përdorin disa për të vendosur kontrollin e tyre.

Në zgjedhjet e së dielës në katër komunat veriore garojnë: Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 15, 2019 3:20 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=446553
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . “Më 19 maj vendoset nëse komunat veriore do të jenë serbe” “Më 19 maj vendoset nëse komunat veriore do të jenë serbe”Rating: 4.8