Home / KOSOVA / Vazhdojnë ikjet, mijëra kosovarë marrin viza të punës për Kroaci

Vazhdojnë ikjet, mijëra kosovarë marrin viza të punës për Kroaci

Vazhdojnë ikjet, mijëra kosovarë marrin viza të punës për Kroaci

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Rreth 1 mijë e 300 leje pune për kosovarët në Kroaci.

Hapja e mijëra vendeve të punës për të huajt e ka shndërruar Kroacinë ndër destinacionet kryesore edhe për kosovarët.

Prej fillimit të këtij viti, rreth 1 mijë e 300 qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrimi dhe pune nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fund të vitit të kaluar, Qeveria kroate ka miratuar një vendim mbi përcaktimin e kuotës vjetore për punësimin e të huajve për vitin 2019.

Në Ambasadën e këtij vendi në Prishtinë kanë treguar se kuota totale për vitin 2019 është 65 mijë leje të punës, përfshirë vazhdimin e lejeve ekzistuese. Prej tyre, 15 mijë do të jenë vazhdim i lejeve ekzistuese, ndërsa 50 mijë e 100 sosh leje të reja.

“Shumica e lejeve janë të parapara në sektorin e ndërtimit (17.800) dhe në turizëm e hoteleri (10.611), kurse për turizëm sezonal janë të parapara 5.000 leje”, i kanë thënë gazetës në Ambasadën kroate.

“Zyra konsullore (në Prishtinë v.j.) nga fillimi i vitit ka marrë rreth 1.300 kërkesa për viza në bazë të lëshimit të lejeve të qëndrimit dhe punës nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kroacisë”.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 17, 2019 9:17 am ne link https://kosovatoday.com/?p=441758
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Vazhdojnë ikjet, mijëra kosovarë marrin viza të punës për Kroaci Vazhdojnë ikjet, mijëra kosovarë marrin viza të punës për KroaciRating: 4.8