Home / KOSOVA / Vuçiq zbulon se a do të bisedohet për Kosovën në Berlin

Vuçiq zbulon se a do të bisedohet për Kosovën në Berlin

Vuçiq zbulon se a do të bisedohet për Kosovën në Berlin

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Kreu i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se bisedimet në Berlin nuk kanë asnjë lidhje me zgjidhje për Kosovën

Vuçiq ka zbuluar se çfarë tema do të diskutohen gjatë takimeve në Berlin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kontaktet me përfaqësuesit e Kosovës në Berlin me iniciativë të Gjermanisë dhe Francës “nuk kanë asnjë lidhje me çfarëdo zgjidhje për Kosovën”, por temë do të jetë taksa dhe mundësia e vazhdimit të dialogut me Prishtinën.

Vuçiq ka thënë për “Alo” se “asnjë zgjidhje nuk është në horizont”, kur bëhet fjalë për Kosovën, transmeton lajmi net.

“Na presin bisedime të vështira me përfaqësuesit shqiptarë, nuk do të jetë lehtë as me Merkelin dhe Macronin por kjo nuk ka asnjë lidhje me çfarëdo zgjidhje për Kosovën. Do të bisedohet për taksë dhe nëse do të ketë mundësi të kthimit në dialog. Asnjë zgjidhje nuk është në horizont. Kjo është një nga gënjeshtrat të cilat nuk do t’i konsideroja”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se së shpejti edhe Parlamenti i Serbisë do të zhvillojë diskutime në lidhje me Kosovën.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 16, 2019 9:44 am ne link https://kosovatoday.com/?p=441660
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Vuçiq zbulon se a do të bisedohet për Kosovën në Berlin Vuçiq zbulon se a do të bisedohet për Kosovën në BerlinRating: 4.8