.
Friday , July 19 2019
Home / KOSOVA / Zgjedhjet e së dielës në veri, Veseli ka një thirrje për qytetarët

Zgjedhjet e së dielës në veri, Veseli ka një thirrje për qytetarët

Zgjedhjet e së dielës në veri, Veseli ka një thirrje për qytetarët

Të dielën do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, qëndroi sot në komunat e veriut ku ka vijuar me fushatën zgjedhore, duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje për të rikonfirmuar praninë e vet, në shtëpitë e pronat e veta, ashtu siç ishin, aty do të mbesin përgjithmonë, të përkrahur në të gjitha nivelet e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Siç njofton PDK, kryetari Veseli, së bashku me kandidaten për kreun e Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushin, me të cilën, ka vizituar “Lagjen e Boshnjakëve”, dhe me këtë rast ka takuar qytetarë dhe familjarë të kësaj pjese të Mitrovicës.

Po ashtu, Veseli, së bashku me znj. Çaushi kanë vizituar bizneset e kësaj lagjeje, duke u zotuar se do të kenë përkrahje nga institucionet qendrore për krijimin e kushteve për jetë në këtë lagje, duke rindërtuar shtëpi dhe duke ripërtëritur jetën në pronat e veta dhe investime tjera në infrastrukturë duke e përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Do t’i qëndrojmë pranë qytetarëve, për të vijuar ata jetën e tyre, në pronat e tyre, në pajtim me mundësitë e veta dhe përkrahjen institucionale, duke mos i lënë vetëm. Prandaj i ftoj të gjithë shqiptarët që të dielën masovisht të dalin në zgjedhje dhe të konfirmojnë me këtë rast numrin e madh të tyre në pronat e veta”, theksoi kryetari Veseli.

Po ashtu, Kryetari Veseli, gjatë kësaj fushate, së bashku me z. Hysen Mehmeti, kandidat për Zubin Potok, ka qëndruar në fshatin Çabër, me ç’rast ka takuar qytetarët e kësaj ane, duke potencuar se në bashkëpunim me nivelin qendror, do të ketë perspektivë për të gjithë qytetarët e kësaj pjese të Republikës së Kosovës, për të jetuar e punuar në pronat dhe vendbanimet e veta.

Kryetari Veseli bëri sërish ftesë për qytetarët të dalin në zgjedhje në mënyrë masive, sepse, siç theksoi ai, vetëm kështu mund të rikonfirmojmë praninë tonë, qytetarët të dëshmojnë se janë aty, në fshatrat dhe vendbanimet e veta, ashtu siç ishin dje, janë edhe sot, si pjesë e pandashme, do të mbesin përgjithmonë aty, me perspektivë në shtetin e vet.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 16, 2019 10:09 am ne link https://kosovatoday.com/?p=446677
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Zgjedhjet e së dielës në veri, Veseli ka një thirrje për qytetarët Zgjedhjet e së dielës në veri, Veseli ka një thirrje për qytetarëtRating: 4.8