.
Tuesday , July 16 2019
Home / MEDICINE / Shtypja e gjakut dhe dhimbjet e kokës zvogëlohen për 30 për qind nëse e shmangni këtë përbërës

Shtypja e gjakut dhe dhimbjet e kokës zvogëlohen për 30 për qind nëse e shmangni këtë përbërës

Shtypja e gjakut dhe dhimbjet e kokës zvogëlohen për 30 për qind nëse e shmangni këtë përbërës

Nëse vuani nga dhimbjet e kokës, atëherë është mirë ta ndryshoni mënyrën e të ushqyerit.

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar se duke e zvogëluar sasinë e kripës që e konsumoni për 3 gramë, ju mund t’i reduktoni dhimbjet e kokës deri në 30%, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrësit të cilët i kishin konsumuar rreth 9 gramë kripë çdo ditë, e kishin zvogëluar sasinë në 6 gramë dhe kishin raportuar për deri në 30% më pak dhimbje të kokës.

Kjo ishte konfirmuar edhe më shumë kur ata e kishin zvogëluar sasinë në 3 gramë.

Shkencëtarët besojnë se konsumimi i ulët i kripës dhe kaliumit e zvogëlon shtypjen e gjakut dhe, rrjedhimisht, dhimbjet e kokës sepse këto dyja janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Vlen të ceket se hipertensioni e rritë edhe rrezikun e sulmit në tru, në zemër, rrezikun e sëmundjeve të veshkave, etj., prandaj, duke e zvogëluar konsumimin e kripës, ju mund të parandaloni edhe shumë probleme tjera shëndetësore.

Ekspertët këshillojnë që t’i shmangni ushqimet me kripë, produktet e mishit dhe të mos i shtoni kripë ushqimeve që i përgatitni. /Telegrafi/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com July 11, 2019 3:03 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=454853
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Shtypja e gjakut dhe dhimbjet e kokës zvogëlohen për 30 për qind nëse e shmangni këtë përbërës Shtypja e gjakut dhe dhimbjet e kokës zvogëlohen për 30 për qind nëse e shmangni këtë përbërësRating: 4.8