Home / SHOWBIZ / Stresi ende në burg! Kejsi na tregon disa sekrete

Stresi ende në burg! Kejsi na tregon disa sekrete

Stresi ende në burg! Kejsi na tregon disa sekrete

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

U bënë disa muaj që reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi) vazhdon të të qëndrojë në burg, ndërkohë që partnerja e tij Kejsi mban të informuar ndjekësit me informacione për marrëdhënien e tyre në mungesë të tij.

Përveç dedikimeve që ajo i bën herë pas here atij, lidhja e tyre ka qenë edhe më e fortë këtë periudhë, që çifti po përjeton një marrëdhënie në distancë, ndërsa Kejsi ka treguar se ajo është një nga mbështetjet më të mëdha të reperit. Së fundmi, me një postim në “Instastory”, ajo ka treguar se përveç marrëdhënies së “shëndetshme” që gëzon çifti dhe mamatë e tyre ruajnë një miqësi të mirë.

“A shkon mirë mami jot me vjehrrën?” ishte pyetja, së cilës Kejsi iu përgjigj, duke pohuar: “Të dyja familjet tona shkojnë shumë. Kur janë larg, flasin çdo ditë, ndërsa kur janë afër pinë kafe çdo mëngjes. Lum ne për to!”.

Me këtë përgjigje, Kejsi ka treguar si çdo herë tjetër marrëdhënënien e krushqive. Edhe pse shokë të tij njoftuan se ai do të dilte së shpejti, tashmë nuk dihet asgjë se si do të veprojë drejtësia me çështjen e tij.

Ndërkohë, Kejsi ndodhet në Kanada, ku ndjek studimet e larta. Ajo është shprehur se ka dashur të udhëtojë drejt Shqipërisë për ta takuar të fejuarin, por ai nuk ka dashur, duke e lënë takimin e shumëpritur për ditën që ai do të dalë nga burgu. Kujtojmë që Stresi dhe Kejsi janë celebruar, ndërkohë që kanë planifikuar ceremoni private dasme në një nga ishujt e Greqisë.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 15, 2019 12:55 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=441581
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Stresi ende në burg! Kejsi na tregon disa sekrete Stresi ende në burg! Kejsi na tregon disa sekreteRating: 4.8