.
Friday , July 19 2019
Home / SHOWBIZ / Të forta për fëmijët: 13 super nënat beqare të showbizit shqiptar

Të forta për fëmijët: 13 super nënat beqare të showbizit shqiptar

Të forta për fëmijët: 13 super nënat beqare të showbizit shqiptar

Jo gjithmonë marrëdhënia mes dy personave funksionon siç duhet dhe për arsye nga më të ndryshmet, çiftet marrin vendimin për t’u ndarë, megjithëse mes tyre mund të ketë fëmijë. Pavarësisht ndarjes, nënave u duhet të bëhen të forta për fëmijët e të vazhdojnë jetën të vetme, duke u kthyer në heroina që përballen vetëm me çdo vështirësi. “Xing.al” sjell sot për ju 13 super nënat e showbizit shqiptar, që e kanë vazhduar jetën pas ndarjes të vetme me fëmijët e tyre.

Fjolla Morina

Fjolla Morina është nënë e dy vajzave, Lediana dhe Alaya, baballarët e të cilave ka preferuar t’i mbajë larg syrit të publikut. Megjithatë, sherri me babain e Alayas, Kushtrim Gecin, bëri bujë të madhe në media dhe kudo u përhap lajmi se Fjolla i dha fund marrëdhënies vetëm 2 muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes. Tashmë Fjolla është single dhe në profilin e saj në Instagram tregon se kalon shumë kohë me vajzat e saj.

Bora Zemani

Dy vite më parë, moderatorja e njohur Bora Zemani i dha fund marrëdhënies së saj me dj-n e njohur Vin Velin, me të cilin ka një djalë të quajtur Arbor.

Adrola Dushi

Dy vite më parë, bëri bujë të madhe në media lajmi i ndarjes së modeles së njohur, Adrola Dushit, me partnerin e saj, Adis Patushin. Çifti janë prindër të një djali të quajtur Troi dhe kanë treguar se bëhen gjithmonë bashkë kur bëhet djalë për Troin.

Jonida Maliqi

Një vit më parë bëri bujë të madhe divorci i këngëtares Jonida Maliqi nga bashkëshorti, Gent Prizreni. Artistja dhe biznesmeni i dhanë fund martesës 17-vjeçare, ndërkohë që janë prindër të një djali të quajtur Dan.

Eneda Tarifa

Në janar të vitit të kaluar, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa i dha fund martesës 18-vjeçare me partnerin Erjon Zaloshnja. Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Aria.

Graciela Pashaj

Këngëtarja Graciela Pashaj, e njohur si ish-bashkëshortja e Stines, u nda me këtë të fundit në dhjetor të vitit 2018. Ishte Stine ai që lajmëroi ndarjen nëpërmjet një statusi, duke treguar se ruanin ende respekt mes tyre. Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Estia, transmeton “Xing.al”.

Anjeza Branka

Në vitin 2009, këngëtarja Anjeza Branka deklaroi publikisht ndarjen nga partneri, Leonard Kodheli, me të cilin ka një djalë të quajtur Leanzo.

Hygerta Sako

6 vite më parë, prezantuesja e njohur sportive, Hygerta Sako, i dha fund martesës me biznesmenin Artur Aligjoni, me të cilin ka një vajzë të quajtur Anais.

Ingrit Gjoni

Pas një lidhjeje 9-vjeçare dashurie e cila pasoi me bashkëjetesë, Ingrit Gjoni humbi partnerin e saj, biznesmenin me origjinë nga Shkodra, Arian Selimin. Prej lidhjes së tyre erdhi në jetë një vajzë që u pagëzua me emrin Coco Antonel.

Erjona Sulejmani

Pas 2 vitesh martesë, në nëntor të vitit 2017, modelja Erjona Sulejmani dhe futbollisti Blerim Xhemaili i dhanë fund lidhjes së tyre. Çifti janë prindër të një djali të quajtur Luan.

Xhesika Ndoj

Në moshën 23-vjeçare, Xhesika Ndoj u bë nënë e një vajze nga lidhja e saj me të dashurin, identitetin e të cilit e ka mbajtur të fshehtë nga publiku. Megjithëse ai nuk e dëshironte një fëmijë, Xhesika ishte e vendosur t’a sillte në jetë vajzën, të cilën po e rrit e vetme, pasi zbuloi se partneri i saj kishte një familje tjetër dhe i dha fund gjithçkaje mes tyre.

Grida Duma

Në mars të këtij viti, ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, u divorcua nga bashkëshorti Ilir Shqina, pas një martese 21-vjeçare. Çifti janë prindër të një djali të quajtur Darjel.

Alberie Hadërgjonaj

Në moshën 15-vjeçare, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj u martua me Mentor Hadërgjonaj, me të cilin ka dy vajza, Agnesa dhe Anxhelina. Megjithatë, marrëdhënia e tyre përfundoi për shkak për problemeve të shumta dhe tashmë çifti ruan një marrëdhënie korrekte.

Eli Fara

Këngëtarja e njohur Eli Fara i dha fund martesës me bashkëshortin Lul Kapurani kur vajza e tyre, Marina, ishte vetëm disa muajshe. Marina mban mbiemrin e të atit dhe ligjërisht në gjendjen civile është regjistruar me emrin Roxhensa Kapurani.

Hueyda El Saied

Në nëntor të vitit 2017, Hueyda El Saied i dha fund martesës me francezin Michael Tamisier, me të cilin ka një djalë të quajtur Gabriel./Xing.al

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 19, 2019 4:27 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=442559
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Të forta për fëmijët: 13 super nënat beqare të showbizit shqiptar Të forta për fëmijët: 13 super nënat beqare të showbizit shqiptarRating: 4.8