Home / SPORT / Milan e la me “pasoja”, ja çfarë gjesti bëri Higuain në debutim te Chelsea

Milan e la me “pasoja”, ja çfarë gjesti bëri Higuain në debutim te Chelsea

Milan e la me “pasoja”, ja çfarë gjesti bëri Higuain në debutim te Chelsea

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Një fenomen i çuditshëm është regjistruar në ndeshjen e të dielës, për FA Cup, mes Chelseas dhe Sheffield Wendsdey. Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i porsa transferuar nga Milan te Blutë e Londrës, debutoi me Chelsean, ku u ribashkua me ish-trajnerin e tij nga kohët e Napolit, Maurizio Sarri, ishte protagonist i atij episodi refuzimi.

Në minutën e 25’ të takimit për FA Cup, arbitri Andre Marriner akordoi një 11-metërsh në favor të Bluve për ndërhyrje të gabuar ndaj kapitenit Azpilicueta.

Si për çudi, ekzekutuesi i përcaktuar i penalltive te Chelsea, braziliani Willian, në vend që t’i drejtohej pikës së bardhë, me topin në dorë, i ofroi mundësinë e ekzekutimit shokut më të ri të skuadrës, të porsambërriturit, Higuain.

Nga ana tjetër, argjentinasi refuzoi ofertën bujare të brazilianit, duke lënë që Willian të transformojë në gol atë 11-metërsh, duke i dhuruar avantazhin Chelsea-s që e fitoi takimin me rezultatin 3-0, por me Higuain që nuk shënoi asnjë gol.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com January 27, 2019 10:50 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=413052
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Milan e la me “pasoja”, ja çfarë gjesti bëri Higuain në debutim te Chelsea Milan e la me “pasoja”, ja çfarë gjesti bëri Higuain në debutim te ChelseaRating: 4.8