.
Friday , July 19 2019
Home / SPORT / Real Madrid merr lajmin e madh

Real Madrid merr lajmin e madh

Real Madrid merr lajmin e madh

Los Blancos, kanë marr një lajm të mirë .

Pas më shumë se një muaji jashtë fushës së blertë, kapiteni i Real Madridit është kthyer në skuadrën e Zinedine Zidane dhe ka mundësi që të luajë në ndeshjen e fundit të këtij sezoni.

Real Madridi do t’ia japë lamtumirën këtij sezoni zhgënjyes të shtunën, kur do ta presë Real Betisin në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në një ndeshje ku as tri pikët e lojës nuk do të kenë shumë rëndësi.

Në një nivel personal, Karim Benzema do të tentojë ta bëjë këtë sezon më të mirin në karrierë, sa i përket numrit të golave të shënuara. Atij i duhen vetëm edhe dy gola për ta rekordin e prej 32 golave, mirëpo trajneri Zidane është më i gëzuar që Sergio Ramosi i është kthyer në skuadër.

Qendërmbrojtësi do të duhet të fillojë të punojë sërish me grupin ose të mërkurën, ose të enjten, pasi kishte filluar ta prekë topin të shtunën e kaluar.

Ramosi mbeti jashtë skuadrës për ndeshjen e xhiros së kaluar, kundër Real Sociedadit. Mirëpo, nëse ndeshja do të kishte pasur sadopak rëndësi, Zidane do të kishte pasur mundësi ta shpejtojë rikuperimin e spanjollit dhe ta fusë atë në skuadër.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 15, 2019 3:27 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=446588
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Real Madrid merr lajmin e madh Real Madrid merr lajmin e madhRating: 4.8