Home / TECH / Twitter teston opsionin që grumbullon lajmet e rëndësishme, për t’ia shfaqur shfrytëzuesve në mëngjes (Foto)

Twitter teston opsionin që grumbullon lajmet e rëndësishme, për t’ia shfaqur shfrytëzuesve në mëngjes (Foto)

Twitter teston opsionin që grumbullon lajmet e rëndësishme, për t’ia shfaqur shfrytëzuesve në mëngjes (Foto)

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Rrjeti social Twitter po e teston një opsion të ri, që iu mundëson të mësoni të gjitha lajmet më të rëndësishme që në mëngjes.

Përditësimi që për momentin po testohet në aplikacionin Android, grumbullon informatat më të rëndësishme dhe i vë në krye të llogarive, teksa ka sipër paralajmërimin “mësoni se çfarë iu ka humbur, kur ju nuk ishit të kyçur”, transmeton Telegrafi.

Menaxheri i produkteve në Twitter, Wally Gurzynski ka thënë se ky opsion iu ndihmon shfrytëzuesve që t’i marrin lajmet që iu kanë ikur, që nga hera e fundit kur kishin qasje në Twitter.

“Njerëzit hyjnë në Twitter, për të marrë lajme dhe të lexojnë bisedat që i rrethojnë ato. Me këtë opsion, do t’ju mundësojmë shfrytëzuesve t’i marrin lajmet, të cilat janë shpërndarë dhe diskutuar prej ndjekësve të tyre” ka thënë Gurzynski.

Mashable ka siguruar disa fotografi, që tregon disa prej lajmeve të mundshme, që Twitter i ka vënë në krye të llogarive, derisa nuk thuhet data se kur lansohet ky përditësim. /Telegrafi/

Twitter teston opsionin që grumbullon lajmet e rëndësishme, për t’ia shfaqur shfrytëzuesve në mëngjes (Foto)

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com January 31, 2019 8:53 am ne link https://kosovatoday.com/?p=415157
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Twitter teston opsionin që grumbullon lajmet e rëndësishme, për t’ia shfaqur shfrytëzuesve në mëngjes (Foto) Twitter teston opsionin që grumbullon lajmet e rëndësishme, për t’ia shfaqur shfrytëzuesve në mëngjes (Foto)Rating: 4.8