Akoma e hapur mundësia që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë për çmimin “13 Nëntori”

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundësi deri më 10 shtator të aplikojnë në Konkursin për marrjen e Çmimit “13 Nëntori”, çmim shtetëror që i jepet personave fizik dhe juridik, transmeton Portalb.mk. “Çmimi “13 Nëntori” i qytetit të Shkupit u ndahet personave fizik dhe juridik si shenjë mirënjohjeje e Qytetit të Shkupit, për arritje, në […]

Akoma e hapur mundësia që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë për çmimin “13 Nëntori”
Objekti i Qytetit të Shkupit. Foto nga Portalb.mk

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundësi deri më 10 shtator të aplikojnë në Konkursin për marrjen e Çmimit “13 Nëntori”, çmim shtetëror që i jepet personave fizik dhe juridik, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi “13 Nëntori” i qytetit të Shkupit u ndahet personave fizik dhe juridik si shenjë mirënjohjeje e Qytetit të Shkupit, për arritje, në ekonomi, shkencë, art, kulturë, edukim dhe arsim, mbrojtje shëndetësore, mbrojtje sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtje dhe përmirësim i ambientit jetësor dhe natyrës, si dhe në segmente të tjera të jetës, punës dhe krijimit, që përbëjnë kontribut të veçantë dhe për zhvillimin e Qytetit dhe për përparimin e përgjithshëm e afirmimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në botë”, raportoi Qyteti i Shkupit.

Mundësi për pjesëmarrjeje kanë edhe personat që nuk janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Formulari për aplikimi mund të merret KËTU, ndërsa kushtet e Këshillit për ndarjen e çmimit “13 Nëntori” janë paraqitur KËTU. Dorëzimi bëhet në tri kopje te objekti i Qytetit të Shkupit.

Studentëve dhe nxënësve Çmimi u ndahet për punë krijuese ose arritje të suksesshme në kontinuitet në aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore që përbëjnë një kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e Qytetit të Shkupit”, theksohet në Konkurs, ashtu që fituesi do të marrë një diplomë dhe mbështetje financiare.