Home / KOSOVA / Haradinaj i tha se po e ofendon Ushtrinë, Haziri ka një përgjigje për kryeministrin

Haradinaj i tha se po e ofendon Ushtrinë, Haziri ka një përgjigje për kryeministrin

Haradinaj i tha se po e ofendon Ushtrinë, Haziri ka një përgjigje për kryeministrin

Haradinaj tha për nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin se ai po e ofendon Ushtrinë.

E Haziri ka një përgjigje për Kryeministrin e Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së e quan reagimin e shefit të ekzekutivit si të pavend.

Ekzistojnë qëndrime të ndryshme të shteteve anëtare të NATO’s rreth transformimit të ushtrisë së FSK’së në ushtri. Karshi tyre, pozicionime ka edhe te politikanët në Kosovë, të cilët vazhdojnë ta akuzojnë një-tjetrin rreth formimit të ushtrisë.

Debati më i fundit është ai mes Lutfi Hazirit dhe kryeministrit Haradinajt. Ky i fundit tha të premten se është e turpshme deklarata e nënkryetarit të LDK-së se ushtria e Kosovës do të jetë më pak se e tillë.

Haziri ka thënë të premten për Gazetën Express se deklarata e kryeministrit është e pavend, ndërsa ka treguar se çfarë ai nënkupton me ‘kufizimet’ që do t’i ketë ushtria, nëse ajo formohet.

“Reagimi i Kryeministri është i pavend sepse unë kam konstatu vetëm faktin që ju e keni parashtru në pyetje. Mandat i kufizuar dhe transformim në proces 10 vjeçar ku nuk mund të ndryshohet mandati kushtetues i Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Hazirit.

Haradinaj deklaroi mëngjesin e së premtes se ishte e turpshme ajo që e kishte thënë një natë më parë Lutfi Haziri për ushtrinë.

“Kam dëgjuar politikanë në mesin e tyre edhe Lutfi Hazirin duke thënë se kjo është më pak se ushtri është për turp, kur një i vendit të vet e ofendon ushtrinë e vet. Ushtria e Kosovës nuk ka asgjë më pak se ndonjë ushtri e botës në mandat”, theksoi Haradinaj.

E, Haziri në një emision televiziv të enjten tha se është e pahijshme që Kosova të mos koordinohet me aleatët e saj për krijimin e ushtrisë.

“Sekretari gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg e paraqet qëndrimin që ka qenë në mbledhje, që shihet se ka qenë e tensionuar. Sekretari dje edhe në telefonata është munduar ta menaxhojë situatën në mënyrë që Kosova mos të humbë.

Gjithçka që është bërë në mënyrë të pakoordinuar ka dështuar. Nuk ka befasi me shtetet si SHBA, Franca por edhe NATO sepse nuk lejojnë befasi”, ka deklaruar Haziri.

“Është keq që po lëshohen mesazhe të këqija ndaj partnerëve. Nuk i ka hije vendit që të dalë jashtë koordinimit me ndërkombëtarët”, shtoi nënkryetari i LDK-së.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se e kundërshton transformimin e FSK’së në ushtri, pa ndryshime kushtetuese.

Këtë javë është mbajtur mbledhja e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtarë. Gazeta Express ka sjellë ekskluzivisht raportin me qëndrimin e të gjitha vendeve anëtare.

SHBA, e cila më parë këmbëngulte se ushtria duhej te krijohet me pajtimin e serbëve, deklarohet se e përkrah formimin e ushtrisë së Kosovës me ndryshime ligjore, por thekson se ajo duhet të ketë “mandat të kufizuar për vetëmbrojtje territoriale”.

Gjermania kërkon që Kosova të formojë ushtrinë me ndryshime kushtetuese dhe të mos ngutet në krijimin e saj, pasi sipas gjermanëve, shteti kosovar ka prioritete të tjera.

Qeveria e Kosovës kishte iniciuar krijimin e ushtrisë me ndryshime ligjore, pas pamundësisë që ajo të formohet me ndryshime kushtetuese, për shkak të refuzimit kategorik të deputetëve serbë që ta votojnë atë.

Kryeministri Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë deklaruar se projektligji i ushtrisë votohet në lexim të dytë në Kuvend më 14 dhjetor.Në kuvendin e Kosovës kanë kaluar në lexim të parë tri projektligjet për transformimin e FSK’së në ushtri.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 7:10 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381767
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Haradinaj i tha se po e ofendon Ushtrinë, Haziri ka një përgjigje për kryeministrin Haradinaj i tha se po e ofendon Ushtrinë, Haziri ka një përgjigje për kryeministrinRating: 4.8