Home / KOSOVA / Haradinaj thotë se ata qe hedhin mbeturina do t’i zënë dhe do t’i dënojnë

Haradinaj thotë se ata qe hedhin mbeturina do t’i zënë dhe do t’i dënojnë

Haradinaj thotë se ata qe hedhin mbeturina do t’i zënë dhe do t’i dënojnë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka porositur që mos të votohen ata kryetarë komunash që nuk punojnë për pastërtinë në qytet.

E ka thënë këtë teksa vetë është përfshirë në një aksion të pastrimit në hyrje të parkut të Gërmisë në kryeqytet, bashkë me organizatën “Let’s Do it Kosova”.

Haradinaj ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që t’i kushtojë më shumë kujdes heqjes së bërllokut.

“I bëj thirrje kryetarit Ahmeti, nuk është kosto shumë e shtrenjtë. Duhet të kujdesemi për hapësirat e përbashkëta. Nuk mundemi 20 vjet më vonë ka të sillemi me gjet deponim. Shikoni çfarë hyrje, nuk guxon me vazhdu më kështu. Të gjitha ata që lypin votë, duhet me punu që Kosova mos me mbush me bërllok”, ka thënë ai.

Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që mos t’i votojnë politikanët që nuk ua heqin bërllokun.

“Me 15 dhjetor e shpallim të përmbyllur, kush hedh bërllok kemi me nxon, kemi me shkua te shpija edhe me dënu edhe me hek bërgllogun. Mos të votoni ata që nuk ju heqin bërllokun, mos i votoni këta. Nuk po flas për këtu nuk bëjnë përjashtim asnjë komunë. Mos me leju me ndodh kështu”.

“Nuk bënë me leju me ndodh më kështu. Mali i Zi me u shpallë eko e na të mbushur me bërllok nuk bënë. Implemtimi i gjobave mandatore do të jetë problem, por do të punojmë. Po ankohemi që s’ka liberalizim. Kanë me na dhanë se është e drejta e jona, por duhet të punojmë në këtë drejtim”.

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 10, 2018 12:40 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=365804
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Haradinaj thotë se ata qe hedhin mbeturina do t’i zënë dhe do t’i dënojnë Haradinaj thotë se ata qe hedhin mbeturina do t’i zënë dhe do t’i dënojnëRating: 4.8