Home / KOSOVA / Hoxhaj: S’kemi pse bisedojmë me Serbinë derisa nuk na njeh si shtet

Hoxhaj: S’kemi pse bisedojmë me Serbinë derisa nuk na njeh si shtet

Hoxhaj: S’kemi pse bisedojmë me Serbinë derisa nuk na njeh si shtet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur rreth dialogut të Kosovës dhe Serbisë në emisionin “Argument Plus”.

Hoxhaj deklaroi se nuk kemi për çfarë të bisedojmë me Serbinë nëse nuk ka njohje të ndërsjellë.

Sipas tij ka shumë tema që duhet biseduar mes këtyre dy shteteve, mirëpo tema kryesore është njohja e ndërsjellë, e mandej mund të diskutohen temat për bashkëpunim ekonomik, bashkëpunim tregtar, bashkëpunim shoqëror, por edhe tema të cilat kanë sjellë konfliktin në Kosovë para 100 vitesh, ato që kanë sjellë luftën në Kosovë para 20 vitesh, si çështja e të pagjeturve e çështja e dëmeve të luftës, që mund të jenë diku 10 deri në 15 tema sipas zëvendësministrit, por që boshti i një marrëveshjeje duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Hoxhaj përfundon duke thënë se nëse Aleksandër Vuçiq thotë se nuk e njeh Kosovën, ne nuk kemi se për çfarë të bisedojmë.

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 9, 2018 10:31 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=365662
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Hoxhaj: S’kemi pse bisedojmë me Serbinë derisa nuk na njeh si shtet Hoxhaj: S’kemi pse bisedojmë me Serbinë derisa nuk na njeh si shtetRating: 4.8