Home / KOSOVA / Ja ҫfarë thotë Kadri Veseli, pas takimit të dialogut

Ja ҫfarë thotë Kadri Veseli, pas takimit të dialogut

Ja ҫfarë thotë Kadri Veseli, pas takimit të dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur pas takimit me delegacionin shtetëror për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e shenjtë, duke deklaruar se nuk do të ketë shkëmbim me territore.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e shenjtë ata bartin mbi barrën e tyre lirinë e Kosovës, krenarinë e Kosovës, kjo ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, u deklarua Veseli.

Pas takimit koordinues për dialogun me Serbinë që u thirr nga Veseli, ai deklaroi se do të ketë gjatë këtij procesi transparencë e llogaridhënie.

“Sot filluam takimet e rregullta, kemi thënë se do të ketë transparencë e llogaridhënie, ky është takimi i parë që është zhvilluar pas takimit në Bruksel. Po e them në mënyrë shumë të qartë, ka vetëm një vendimmarrje ajo është Kosova e pavarur dhe sovrane, ajo është Kosova e pacenueshme territorialisht, ajo është njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB”, përfundoi Veseli.

Në takimin e thirrur nga kryeparlamentari Veseli ishin të ftar edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator si dhe përfaqësuesit e dy grupeve parlamentare të opozitës nga LDK-ja dhe Vetëvendosja.

Kryeministri Ramush Haradinaj iu përgjigj ftesës, ndërkaq, presidenti Thaçi dërgoi në takim përfaqësuesit e tij.

Ndryshe, dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja, të cilat ishin ftuar nga Veseli kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë takim.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com January 14, 2019 1:11 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=404380
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ja ҫfarë thotë Kadri Veseli, pas takimit të dialogut Ja ҫfarë thotë Kadri Veseli, pas takimit të dialogutRating: 4.8