Home / KOSOVA / Personat që dyshohet se kërcënuan drejtorin e KEK-ut, policia jep detaje të reja

Personat që dyshohet se kërcënuan drejtorin e KEK-ut, policia jep detaje të reja

Personat që dyshohet se kërcënuan drejtorin e KEK-ut, policia jep detaje të reja

Janë kapur dy persona, për të cilët dyshohet se kërcënuan drejtorin e KEK-ut, Njazi Thaҫin.

E për këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje të reja.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se lidhur me rastin që është raportuar mbrëmë, janë arrestuar sot dy persona.

Të kapurit nga Policia kanë B.B i gjinisë mashkullore, 24 vjeçar si dhe J.K, 29 vjeçar.

“Lidhur me rastin që është raportuar dje në stacionin policor Qendra në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar është kanosur ankuesi N.Th, sot janë arrestuar dy persona të dyshuar: B.B, mashkull 24 vjeç si dhe J.K mashkull 29 vjeç”, ka bërë të ditur ajo.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në Qendrën e paraburgimit, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 6:05 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381727
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Personat që dyshohet se kërcënuan drejtorin e KEK-ut, policia jep detaje të reja Personat që dyshohet se kërcënuan drejtorin e KEK-ut, policia jep detaje të rejaRating: 4.8