Home / KOSOVA / Platforma për dialogun u dorëzohet liderëve shtetëror

Platforma për dialogun u dorëzohet liderëve shtetëror

Platforma për dialogun u dorëzohet liderëve shtetëror

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Delegacioni shtetëror ka arritur në Kuvend, ku u ka dorëzuar liderëve tekstin e platformës për dialogun.

Bashkë kryesuesi i delegacionit kosovar për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj ka arritur në Kuvend, ku edhe do të takohet me liderët për t’ua dorëzuar tekstin e draft-platformës së dialogut me Serbinë, raporton T7.

Mbrëmë pas disa orë punimesh delegacioni ka përfunduar këtë tekst, ndërkaq, sot do të dorëzohet te liderët për shqyrtim, për t’u përcjellë pastaj në Kuvend.

Limaj dje u deklaruar se pas marrjes së vërejtjeve ose sugjerimeve lidhur me platformën për dialogun nga ana e krerëve të shtetit, do ta dërgojnë atë në Kuvend, për çfarë shprehu besimin se deputetët njëherësh edhe do ta miratojnë.

Po ashtu ai, tha se draft-platformën finale do t’ua dërgojnë edhe dy partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit negociues për dialogun me Serbinë.

Limaj do të takohet me presidentin Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 13, 2019 10:32 am ne link https://kosovatoday.com/?p=424005
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Platforma për dialogun u dorëzohet liderëve shtetëror Platforma për dialogun u dorëzohet liderëve shtetërorRating: 4.8