Home / KOSOVA / Shpend Ahmeti thotë se s’ka marrëveshje për taksën

Shpend Ahmeti thotë se s’ka marrëveshje për taksën

Shpend Ahmeti thotë se s’ka marrëveshje për taksën

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Shpend Ahmeti ka deklaruar pas takimi që kishte ekipi negociator me krerët e shtetit se nuk ka ndryshim të qëndrimeve për taksën.

Bashkërkyesuesi i Ekipit Neogciator, Shpend Ahmeti pas takimit me krerët shtetëror ka folur për media.Ahmeti ka thënë se në këtë takim janë diskutuar dy tema, ajo e platformës me Serbinë dhe letra e zyrtarëve amerikanë ndaj tre përfaqësuesve të institucioneve.

“Për platformën i kemi edhe disa diskutime pres që të premten ta dorëzojmë zyrtarisht. E diskutuam edhe një herë me krerët e vendit se mos kanë ndonjë koment përfundimtar për platformën”, ka deklaruar Ahmeri, raporton lajmi. net.

Sipas tij, në pjesën tjetër të takimit kryetari i Kuvendit u njoftua nga liderët të tjerë se e a kanë pranuar letrën e SHBA-ve.

“Mirëpo edhe pas kësaj nuk ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka theksuar se ka mospajtime në Kosovë rreth kësaj çështje mirëpo për këtë e merr vendimin Qeveria e Kosovës dhe jo të tjerët.

“Nuk duhet ta lëmë vet njëri-tjetrin nëse marrim vendim ta mbajmë taksën atëherë ta mbajmë nëse jo atëherë ta heqim”, ka shtuar Ahmeti.

Sa i përket platformës, Ahmeti ka thënë se nuk do të dërgojnë në Kuvend pa e finalizuar tekstin fjalë për fjalë pasi ai do të lexohet edhe nga Serbia dhe Bashkimi Evropian.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 13, 2019 1:03 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=424109
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Shpend Ahmeti thotë se s’ka marrëveshje për taksën Shpend Ahmeti thotë se s’ka marrëveshje për taksënRating: 4.8