Home / KURIOZ / ‘Dashuri në faturën e parë’: Beqarët zgjedhin partnerët duke parë se sa shpenzuan gjatë blerjeve (Video)
‘Dashuri në faturën e parë’: Beqarët zgjedhin partnerët duke parë se sa shpenzuan gjatë blerjeve (Video)

‘Dashuri në faturën e parë’: Beqarët zgjedhin partnerët duke parë se sa shpenzuan gjatë blerjeve (Video)

‘Dashuri në faturën e parë’: Beqarët zgjedhin partnerët duke parë se sa shpenzuan gjatë blerjeve (Video)

Beqarët më nuk e kanë të domosdoshme të kërkojnë për partnerë nëpër rrjete sociale, apo përmes mënyrës klasike të pëlqimit në kafene, rrugë apo parqe.

Në Pekin, kryeqytetin e Kinës, është zhvilluar një ‘takim i verbër’, ku të interesuarit zgjedhin për shoqëri dikë, vetëm duke parë faturën e shpenzimeve të tyre, transmeton Telegrafi.

“Ju jeni çfarë blini”. Kjo është teoria e re, në të cilën po bazohen njerëzit, duke e konsideruar si material të vlefshëm për identifikimin e personalitetit të dikujt.

Përmes faturave, ata po shikojnë se në çfarë mallra dhe gjësende janë të interesuar, shpenzimet që bëjnë dhe në përgjithësi se sa ekonomik janë.

“Po që se sikush shpenzon shumë në gjëra pa vlerë, nuk ka të bëjë me mua. Më pëlqeu njëri, që paska shpenzuar në pajisje kompjuterike”, ka thënë njëra, e cila pritet ta kontaktojë personin misterioz.

Ky aktivitet është konsideruar i suksesshëm dhe do të organizohet sërish, ndërsa pritet të rritet në masë edhe më të madhe. /Telegrafi/

‘Dashuri në faturën e parë’: Beqarët zgjedhin partnerët duke parë se sa shpenzuan gjatë blerjeve (Video)

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com July 23, 2018 9:37 am ne link https://kosovatoday.com/?p=261943
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . ‘Dashuri në faturën e parë’: Beqarët zgjedhin partnerët duke parë se sa shpenzuan gjatë blerjeve (Video) ‘Dashuri në faturën e parë’: Beqarët zgjedhin partnerët duke parë se sa shpenzuan gjatë blerjeve (Video)Rating: 4.8