Home / KURIOZITETE / Egjipti, vendi me më shumë piramida? Jo, është një vend tjetër!
Egjipti, vendi me më shumë piramida? Jo, është një vend tjetër!

Egjipti, vendi me më shumë piramida? Jo, është një vend tjetër!

Egjipti, vendi me më shumë piramida? Jo, është një vend tjetër!Falë filmave të shumtë dhe një imazhi mendor që kemi krijuar, sa herë dëgjojmë të flitet për piramidat menjëherë e bartim veten në Egjipt, ku piramidat, ato varre masive në formë trekëndëshi, janë kthyer në sinonim të vetë vendit.

Por ka një problem: ndryshe nga ajo që shumë prej nesh mendojnë, Egjipti nuk është kryeqyteti botëror i piramidave, e as i Afrikës veriore. Ky nder i takon fqinjit të Egjiptit, Sudanit.

Po, vendi me numrin më të madh të piramidave në botë është Sudani, përcjell TO. Ai ka 200 deri në 250 piramida, krahasuar me 138 të Egjiptit.

Piramidat në Sudan janë ndërtuar nga anëtarët e Mbretërisë së Kush-it, një qytetërim i lashtë që ka sunduar zonën përgjatë Lumit Nil nga 1070 para erës sonë deri 350 të erës sonë.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Egjipti, vendi me më shumë piramida? Jo, është një vend tjetër! Egjipti, vendi me më shumë piramida? Jo, është një vend tjetër!Rating: 4.8