Home / KURIOZITETE / I ftuari në emision nuk beson në Zot, prezantuesi e përzë nga studioja (Video)
I ftuari në emision nuk beson në Zot, prezantuesi e përzë nga studioja (Video)

I ftuari në emision nuk beson në Zot, prezantuesi e përzë nga studioja (Video)

Ky është momenti kur një burrë përjashtohet nga studiot e një televizioni në Egjipt, pasi i tha prezantuesit se nuk beson në Zot.
Mohammed Hashem – i cili flet haptazi për ateizmin, ishte ftuar në emision për të folur për këndvështrimin e tij për ateizmin.

Por, sapo filloi të flasë, prezantuesi i emisionit dëgjohet duke i thënë se ka nevojë për psikiatër dhe se patjetër duhet të lëshoj studiot e televizionit.

Mohammed ishte shfaqur në një televizion privat “Alhadath Alyoum”, por sapo filloi emisioni që përkthehej në gjuhën angleze nga Instituti për Hulumtime në Lindjen e Mesme – prezantuesi filloi ta sulmojë verbalisht dhe nuk e linte të shpjegonte qëndrimin e tij.

“Si mund të thuash ashtu? Kush të krijoi ty? Kush ta mundësoi të jetosh si qenie njerëzore?”, dëgjohet prezantuesi duke i thënë të ftuarit.

Dhe sapo filloi të shpjegoj teorinë e Big Bangut, ai sërish është ndërprerë nga prezantuesi. Burri që udhëhiqte emisionin Abd Al-Halim, i drejtohet audiencës duke i kërkuar falje që po lejojnë këtë njeri të flet për gjëra të tilla.

I ftuari në emision nuk beson në Zot, prezantuesi e përzë nga studioja (Video)

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 12, 2018 8:57 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=156292
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . I ftuari në emision nuk beson në Zot, prezantuesi e përzë nga studioja (Video) I ftuari në emision nuk beson në Zot, prezantuesi e përzë nga studioja (Video)Rating: 4.8