Home / KURIOZITETE / Ju prezantojmë me shëtitoren ku plehrat FLUTUROJNË nga ballkoni
Auto Draft

Ju prezantojmë me shëtitoren ku plehrat FLUTUROJNË nga ballkoni

Auto Draft

Njihet si qyteti i Flamurit, por përveçse të qenit vendi ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë, duket se Vlora është shndërruar në vendin ku “valëviten” plehrat… dhe jo nga poshtë lart, por nga lart fare e drejt e në tokë!

Auto Draft

Fenomeni i valëvitjes së plehrave nga ballkonet, nuk është i vetmuar, pasi edhe shumë qytetarë të papërgjegjshëm apo biznese pa kurrfarë integriteti, kanë nisur ta përdorin tokën ku shkelin të gjithë si “shesh- pushim” për mbeturinat.

Auto Draft

E gjithë kjo histori ndodh në qendër të Vlorës, në sy të të gjithëve, aty ku ndodhet dhe shëtitorja e “bekuar” nga qeveria dhe bashkia e socialistëve si ndër më të bukurat e më të mirat.

Auto Draft

Sot dhe nesër do të bjerë shi, por nuk do të vonojë dita që në Vlorë të rikthehet dielli, e njerëzit të dalin në shëtitoren që në shumë raste, është më shumë pronë e plehrave sesa e dëshirës së kujtdo për të bërë një xhiro.

Auto Draft

Nuk është e tepërt që me nota trishtimi ta quash “Lungomaren” si shëtitoren ku plehrat fluturojnë e hidhen nga të katra anët pa nevojën e pagimit të “doganës”… dhe kësaj here nuk është fjala për ata doganierët që të kërkojnë para nën zë, por për ata sektorë të Bashkisë së qytetit, që paguhen me taksat e qytetarëve, për të mbajtur pastër vendin.

Auto Draft

Është e vërtetë që Bashkia nuk mund të japë mësime të kulturës dhe sjelljes qytetare, por është po aq e turpshme që të qëndrojë në vend, duke parë sesi plehrat sosin në mëngjes tek shëtirorja e ngrysen po aty… të pashqetësuar./Gazeta Express

Auto Draft

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 12, 2018 7:49 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=156027
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ju prezantojmë me shëtitoren ku plehrat FLUTUROJNË nga ballkoni Ju prezantojmë me shëtitoren ku plehrat FLUTUROJNË nga ballkoniRating: 4.8