Home / KURIOZITETE / Qeni ngordh gjatë fluturimit me avion, kompania merr përgjegjësinë

Qeni ngordh gjatë fluturimit me avion, kompania merr përgjegjësinë

 

Kompania amerikan e fluturimeve “United Airlines” ka marrë përgjegjësinë për një qen që ka ndodhur në aeroplan gjatë udhëtimit nga Hjustoni në Nju Jork.

BBC raporton se mjeku përgjegjës i fluturimit e vendosi kafshën në bagazhet e sipërme të aeroplanit.

“Ky është një aksident tragjik që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, tha kompania në një deklaratë.

Dëshmitarët thanë se përgjegjësi i fluturimit i kishte kërkuar njërit prej pasagjerëve që kafazin ku mbante qenin ta vendoste tek bagazhet.

Më vonë mjeku tha se nuk e dinte që në çantë kishte një qen.

“Ne marrim përsipër përgjegjësinë e plotë për këtë tragjedi dhe i shprehim ngushëllimet tona pronarëve dhe u shprehim atyre mbështetjen tonë”, deklaroi “United Airlines”.

Kompania ajrore theksoi gjithashtu se për këtë rast kanë nisur hetimet në mënyrë që në të ardhmen mos të ndodhin të tilla ngjarje.

Kompania theksoi gjithashtu se kafshët nuk mund të vendosen kurrë në bagazhet e sipërme të aeroplanit.

Ndërsa mediat amerikane raportojnë se mungesa e oksigjenit mund të jetë shkaku që qeni të ketë ngordhur.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 14, 2018 2:53 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=156790
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Qeni ngordh gjatë fluturimit me avion, kompania merr përgjegjësinë Qeni ngordh gjatë fluturimit me avion, kompania merr përgjegjësinëRating: 4.8