Home / KURIOZITETE / Shpallet në kërkim çifti i mashtruesve “ndërkombëtar”. Ja skema se si përfitonin mijëra euro

Shpallet në kërkim çifti i mashtruesve “ndërkombëtar”. Ja skema se si përfitonin mijëra euro

Shpallet në kërkim çifti i mashtruesve

Çifti pronar i një agjencie turistike dhe udhëtimesh, Sajmir e Marida Shehi, banues në Vorë ka koleksionuar deri më tani pesë denoncime për mashtrim me paketat turistike që shkonin nga 900- 1200 euro (paketa)
Çifti i i bashkëshortëve mashtronin edhe me biletat e udhëtimit të avionëve. Siç mësohet nga denoncimi i ardhur në Shqiperiaime.al, qytetarët të ndryshëm paguanin përmes këtij agjensisë së këtij çifti për paketat ose për udhëtimin me avion. Viktimat merrnin konfirmimin nga agjensia se bileta apo paketa ishte prenotuar, por kur shkonin për të kryer udhëtimin e tyre, mësonin të vërtetën e hidhur, se ishin vjedhur nga çifti në fjalë.
Ndodh rëndomtë në vëndin tonë që kompanitë e udhëtimeve të bëjnë mashtrime me biletat dhe rezervimet e hoteleve,e mbi të gjitha duke i shtuar edhe vlerat paketave të cilat në një kompani të huaj janë shumë e shumë më lirë sesa në kompanitë tona.

Një denoncim i tillë ka mbërritur pranë redaksisë së shqiperiaime.al ku kompania e udhetimeve me emrin SM.TRAVEL&TOURS VORÈ ne pronesi te Sajmir e Marida Shehi, banues në Vorë i ka marrë një shtetasi 1800 euro për një paketë turistike në Turqi por cdo gjë ka qenë një mashtrim pasi paketa ishte fallso.

Denoncimi:

Pershendetje shqiperia ime. Kam shkuar ne kompanine sm travel e tours ne vore dhe bera nje pakete per ne turqi 1800 euro. Pagova leket dhe pas dy ditesh me marrin ne tel nga agjensia dhe me thone qe carteri ka probleme dhe udhetimi do kryhet dite tjeter. I them qe dua ta anulloj paketen dhe me thone ok do e anullojme dhe do maresh leket mbrapsh. Kur iki te agjensia ishte e mbyllur dhe numrat e telit i kishin fikur. Aty kishte edhe njerez te tjere me te njejtin problem. Me pas shkova ne aeroport dhe me thane qe keto rezervime biletash jane fallso dhe nuk egzistojne. Anonim ju lutem /shqiperiaime.al

Shpallet në kërkim çifti i mashtruesve

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Shpallet në kërkim çifti i mashtruesve “ndërkombëtar”. Ja skema se si përfitonin mijëra euro Shpallet në kërkim çifti i mashtruesve “ndërkombëtar”. Ja skema se si përfitonin mijëra euroRating: 4.8