Home / KURIOZITETE / Shqiptarja me 2 fëmijë kërkon ndihmë për t’u kthyer nga Siria: Po na shesin… (Video)
Shqiptarja me 2 fëmijë kërkon ndihmë për t'u kthyer nga Siria: Po na shesin... (Video)

Shqiptarja me 2 fëmijë kërkon ndihmë për t’u kthyer nga Siria: Po na shesin… (Video)

Hera e fundit që foli me motrën e tij ishte para dy ditësh. Arton Sekiraqa nuk e di a do të ketë mundësi të bisedojë sërish me Ermirën, e cila ndodhet në një kamp të ISIS-it në Siri. Motra, në telefonatën e fundit, i ka treguar Artonit për rrezikun që e pret atë brenda këtij kampi ku janë të mbyllur 8 mijë vetë, kryesisht gra dhe fëmijë.

“Ngom, nesër vjen një njeri e kam emrin Harun. Ka me i lexu ni letër me emra. Nuk e di a e kom emrin aty a jo. Nëse e kem na marrin na qojnë dika se di ku. Unë shpejt të kallxoj ty”, ka thënë Ermira.
Kliko me posht per te pare videon…

 

Tashmë, prej një jave në kampin ku Ermira po mbahet me dy fëmijët e saj, pjesëtarë të ISIS po i marrin gratë dhe po ua shesin pjesëtarëve në zonën e luftës, raporton “T7”.

14 gra, sipas Ermirës, tashmë u larguan me forcë, e në listën tjetër të njëjtin fat mund ta ketë edhe Ermira, përcjell albinfo.ch.

Ermira nga Prishtina, ishte nisur për në Siri para katër vitesh me bashkëshortin e saj, i cili tashmë është vrarë gjatë luftimeve kurse ajo është martuar me një shqiptar nga Maqedonia për fatin e të cilit nuk dihet.

Shpresa e vetme për familjen Sekiraqa nga Prishtina ka mbetur ndihma nga shteti i Kosovës. Ka tre muaj kur Artoni ju është drejtuar me një kërkesë.

Sekirqa po mundohet në çdo formë ta kthejë motrën e tij në Kosovë e cila po jeton tmerrin bashkë me dy fëmijët e saj; Ismailin 3 vjeç dhe Ibrahimin 6 muajsh.

Në këtë kamp përveç Ermirës janë edhe tre gra tjera nga Kosova. Njëri nga Gjilani, një nga Prizreni dhe një tjetër nga Mitrovica me nga dy fëmijë secila.

 

Shqiptarja me 2 fëmijë kërkon ndihmë për t'u kthyer nga Siria: Po na shesin... (Video)

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com April 26, 2018 8:33 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=168954
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Shqiptarja me 2 fëmijë kërkon ndihmë për t’u kthyer nga Siria: Po na shesin… (Video) Shqiptarja me 2 fëmijë kërkon ndihmë për t’u kthyer nga Siria: Po na shesin… (Video)Rating: 4.8

Privacy Preference Center

Necessary

Advertising

Analytics

Other