Home / KOSOVA / Akush nuk e ka shumicën
Akush nuk e ka shumicën

Akush nuk e ka shumicën

Akush nuk e ka shumicënNjë kërkesë e Enver Hoxhajt bëri gjithçka të qartë. Nga një votim i një kërkese të thjeshtë u kuptua se askush nuk e ka shumicën në kuvend.

Rezultatet nxorën gjithçka të barabartë.

Kur PAN u thirr në foltore për ta prezentuar kandidatin për kryesues të Kuvendit, përfaqësuesi i tyre Hoxhaj kërkoi që seanca të shtyhet për dy orë.

Më i vjetri i kuvendit, Adem Mikullovci këtë kërkesë e hodhi në votim.

Rezultatet dolën baraz.

60 deputetë votuan pro e 60 të tjerë kundër shtyrjes së kësaj seance.

Pas kërkesës së Hoxhajt për pauzë dy orëshe, Adem Mikullovci ka hedhur në votim këtë propozim. Meqenëse rezultati ishte 60 pro dhe 60 kundër, Mikullovci tha se kur rezultati është i barabartë propozimi bie poshtë dhe nuk aprovohet.

Tutje Hoxhaj i ka replikuar Mikullovcit duke i thënë: Ju nuk jeni i pari i familjes por vetëm udhëheqës i seancës, ju kisha lutë mos bëni shkelje të rregullores.

“Po më pëlqen raporti i juaj me kohën”, i tha Hoxhaj Mikullovcit.

“Ju nuk jeni i pari i familjes por vetëm udhëheqës i seancës, ju kisha lutë mos bëni shkelje të rregullores”

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Akush nuk e ka shumicën Akush nuk e ka shumicënRating: 4.8