Home / BOTA / Erdogan flet për “gylenistët” që janë dërguar në Turqi
Erdogan flet për “gylenistët” që janë dërguar në Turqi

Erdogan flet për “gylenistët” që janë dërguar në Turqi

Turqia ka arritur të sjellë në vend 80 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO, të cilët kanë qëndruar jashtë vendit, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton AA.

Në një fjalim në mbledhjen e zakonshme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Stamboll, Erdoğan tha se deri më sot, në Turqi janë sjellë 80 terroristë të FETO-s.

Erdogan flet për “gylenistët” që janë dërguar në Turqi

“Do t’i ndjekim edhe tjerët”, tha Erdoğan, duke shprehur bindjen për sjelljen në Turqi edhe të liderit të FETO-s, Fetullah Gylen. “Ti, që aktualisht ndodhesh në Pennsylvania, do të vish gjithashtu”, shtoi më tej presidenti turk.

Javën e kaluar, zyrtarët e inteligjencës turke, sollën në Turqi tre pjesëtarë të lartë të FETO-s, të cilët ishin kapur gjatë një operacioni anti-terrorist në Gabon të Afrikës, ndërsa gjatë muajit mars, nga Kosova në Turqi u dërguan edhe gjashtë pjesëtarë të lartë të FETO-s, të cilat u kapën pas një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën kosovare.

Ata ishin përgjegjës për nxjerrjen nga Turqia të pjesëtarëve të mbetur të FETO-s, për t’i dërguar në Evropë dhe SHBA.

Organizata terroriste FETO në vitin 1970 filloi t’i infiltrojë të besuarit e saj në institucionet e sigurisë në Turqi, pas çka në vitet e 80-ta në mënyrë të konsiderueshme forcoi piramidat e saj paralele në këto institucione, përcjell Klan Kosova.

Më 15 korrik të vitit 2016, organizata terroriste FETO kreu tentim të dështuar për grusht shteti, me qëllim të përmbysjes së rendit kushtetues dhe pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

Të paktën 249 persona humbën jetën gjatë tentativës për grusht shteti, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com April 15, 2018 7:59 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=165204
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Erdogan flet për “gylenistët” që janë dërguar në Turqi Erdogan flet për “gylenistët” që janë dërguar në TurqiRating: 4.8