Home / LAJME / Fondacioni gjerman ‘Friedrich Ebert’ përkrah politikat evropiane të Maqedonisë

Fondacioni gjerman ‘Friedrich Ebert’ përkrah politikat evropiane të Maqedonisë

Fondacioni gjerman ‘Friedrich Ebert’ përkrah politikat evropiane të MaqedonisëKryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, realizoi takim me përfaqësues të Fondacionit gjerman ‘Friedrich Ebert’ në Maqedoni, Millan Zhivkoviq dhe Nita Starova, të cilët i përshëndetën politikat e hapura të kryeministri Zaev dhe Qeverisë së re me qasje evropiane dhe për ndryshime demokratike në shoqëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në nivel institucional dhe mundësia për nënshkrimin e memorandumit ndërmjet Qeverisë dhe Fondacionit. Qëllimi është kontributi i Fondacionit nëpërmjet përvojave të veta në vend në nivel ekspertësh për përforcim të kapaciteteve institucionale në sferën e arsimit, kulturës, politikës së jashtme dhe sferave tjera me rëndësi për shoqërinë e Maqedonisë.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Fondacioni gjerman ‘Friedrich Ebert’ përkrah politikat evropiane të Maqedonisë Fondacioni gjerman ‘Friedrich Ebert’ përkrah politikat evropiane të MaqedonisëRating: 4.8