Home / KOSOVA / Gjykatë Spaciale për luftimin e Korrupsionit

Gjykatë Spaciale për luftimin e Korrupsionit

Gjykatë Spaciale për luftimin e KorrupsionitKrijimi i një prokurorie dhe i një gjykate speciale që do të luftonte krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë po shihet si i domosdoshëm në mënyrë që të jepen rezultate konkrete, shkruan sot Koha Ditore.

Një propozim i tillë është bërë të martën nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) gjatë publikimit të “analizës së politikave dhe ligjeve rreth ndikimit politik në sistemin e drejtësisë, mungesës së rezultateve në luftimin e kriminalitetit dhe nevojës për krijimin e një Prokurorie dhe Gjykate Speciale me mandat ekskluziv dhe të kufizuar kohor në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Republikën e Kosovës”.

Përfaqësues të këtij instituti janë shprehur se ndikimi i skajshëm politik dhe mungesa e rezultateve konkrete e kanë cenuar rëndë integritetin e sistemit të drejtësisë, që ka ndikuar në humbjen e besimit të publikut dhe qytetarëve, për sundim të ligjit.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Gjykatë Spaciale për luftimin e Korrupsionit Gjykatë Spaciale për luftimin e KorrupsionitRating: 4.8