Home / LAJME / Ja çka thonë familjarët e kasapit që dyshohet se shiti mishin e lopës së ngordhur
Ja çka thonë familjarët e kasapit që dyshohet se shiti mishin e lopës së ngordhur

Ja çka thonë familjarët e kasapit që dyshohet se shiti mishin e lopës së ngordhur

Dy persona nga Anamorava u bënë cak i Gjykatave pas ngordhjes së një lope. Po dyshohet se njëri në cilësinë e kasapit e mori mishin për ta shitur.

Një lopë e ngordhur e fermerit A. Maliqi nga fshati Busavatë i Kamenicës u hodh në mbeturina. Por vonë ai thotë se një kasap nga Gjilani A.Rashiti kishte shkuar aty për ta marrë mishin për ta shitur. Prandaj ai e kishte lajmëruar policinë.

Në familjen e fermerit nuk pranuan të flasin derisa te ajo e kasapit thanë se familjari i tyre nuk e mori lopën e ngordhur.

Familja Rashiti nuk lejuan Klan Kosovën të xhirojë në punëtorinë ku theren kafshët por thanë se deklaratat e fermerit janë të pa baza.

Pavarësisht deklarimeve nga palët Gjykata Themelore e Gjilanit ka marrë një vendim për masë të arrestit shtëpiak.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e AVUK’ut. Ata thanë se tek shtëpia e kasapit janë gjetur mjete të cilat shërbejnë për therje ilegale të kafshëve.

Ja çka thonë familjarët e kasapit që dyshohet se shiti mishin e lopës së ngordhur

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 12, 2018 7:46 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=156021
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ja çka thonë familjarët e kasapit që dyshohet se shiti mishin e lopës së ngordhur Ja çka thonë familjarët e kasapit që dyshohet se shiti mishin e lopës së ngordhurRating: 4.8