Home / KOSOVA / Ja kur konstituohet Kuvendi

Ja kur konstituohet Kuvendi

Ja kur konstituohet KuvendiDeputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, është i sigurt se në javën e parë të shtatorit të këtij viti do të konstituohet Kuvendi i Kosovës, me ç’rast Kadri Veseli do të zgjidhet kryeparlamentar.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje se cili subjekt politik do ta mbështesë PAN-in për ta konstituuar legjislativin, por thotë se në bazë të bisedave me Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn e ka kuptuar një gjë të tillë.

Këto komente Shala i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, me ç’rast për vonesën e deritanishme për mosthemelimin e institucioneve qendrore e ka fajësuar LDK-në, “Vetëvendosjen” dhe PDK-në, të cilat, siç thotë ai, po udhëheqin politikë të inateve.

“Për LDK-në deri më sot ishte e mirë PDK-ja, e cila i ndihmoi ta bëjë Isa Mustafën kryeministër, kurse sot thotë se nuk bën partia e Kadri Veselit. Të gjitha partitë duhet të kenë parime, në mënyrë që të mendojnë për të mirën e vendit e jo për vetveten”, ka thënë në mes tjerash Shala në intervistën për “Zërin”.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ja kur konstituohet Kuvendi Ja kur konstituohet KuvendiRating: 4.8