Home / LAJME / Ja në cilin muaj do të raportojnë 75 zëvendësministrat
Ja në cilin muaj do të raportojnë 75 zëvendësministrat

Ja në cilin muaj do të raportojnë 75 zëvendësministrat

Pas kritikave të shumta për numrin e madh të zëvendësministrave, shefi i Qeverisë Ramush Haradinaj pati kërkuar që atyre t’u ndahen përgjegjësi konkrete dhe që më pas të raportohet për punën e tyre. Ky raportim i zëvendësministrave planifikohet të bëhet në muajin e ardhshëm.

Rreth 75 zëvendësministrat e emëruar nga kryeministrit Ramush Haradinaj në muajin prill do të raportojnë për përgjegjësitë që kanë marrë dhe për punët që kanë kryer deri më tani.

Ja në cilin muaj do të raportojnë 75 zëvendësministrat

Një gjë e tillë u është kërkuar nga kreu i Qeverisë, i cili muaj më parë ka urdhëruar ministrat që t’u ndajnë përgjegjësi konkrete zëvendësministrave.

Megjithatë, analistët politikë thonë se raportimi i zëvendësministrave nuk do të jetë përmbajtjesor, prandaj kërkojnë të publikohen raportet e punës së ministrave dhe të zëvendësve të tyre.

Vlerësohet se në secilën ministri duhet të jetë vetëm nga një zëvendësministër e jo nga katër apo pesë siç janë aktualisht, shkruan tutje “Zëri”.

Raportimi i zëvendësministrave vjen disa muaj pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj për punë konkrete nga ta.

“Mund të duket numër i madh i zëvendësministrave, por po bëhet punë dinamike… Kërkoj nga ministrat t’u ndajnë përgjegjësi konkrete zëvendësministrave dhe më pas të raportojnë për këtë. Ata duhet ta arsyetojnë pagën që e marrin ose duhet të shohim nëse duhet t’ua marrin besimin e dhënë”, pati deklaruar Haradinaj.

Kurse Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se zëvendësministrat do të raportojnë në muajin e ardhshëm për punët që kryejnë..

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 12, 2018 8:21 am ne link https://kosovatoday.com/?p=155943
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ja në cilin muaj do të raportojnë 75 zëvendësministrat Ja në cilin muaj do të raportojnë 75 zëvendësministratRating: 4.8