Home / KOSOVA / Komandati i KFOR-it flet për transformimin e FKS-së

Komandati i KFOR-it flet për transformimin e FKS-së

Komandati i KFOR-it flet për transformimin e FKS-së

nacionale

Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneralmajor, Salvatore Cuoci, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka thënë se FSK-së i duhet ende shumë punë për trajnim ushtarak që të transformohet në Ushtri.

“Të kesh një ushtri është tregim i gjatë. Nuk është dicka që t’i mund të realizohet për një ditë apo vetëm duke miratuar një projektligj… në cfarëdo rasti kur vendimi të merret, ajo do të kërkoj më së paku 10 vite që të ketë një ushtri. Të kesh një ushtri nuk është vetëm cështje e tranzicionit apo transformimit. Është cështje e pajisjeve, trajnimeve, është cështje e rindërtimit të këtyre aftësive”, ka thënë Cuoci.

“Ata janë vërtet të aftë dhe unë kam parë shumë pak forca që janë vërtet të aftë të performojnë sic bëjnë këta. Kjo do të thotë se ata vërtet kanë vullnet që të jenë profesional dhe kjo është shumë mirë”, shtoi tutje ai.

“Trajnimi për t’u bërë ushtri është krejtësisht ndryshe. Kjo nënkupton më shumë vështirësi, nënkupton padyshim më shumë para, buxheti duhet të jetë krejtësisht ndryshe dhe kjo nënkupton po ashtu aftësi të ndryshme edhe në armatim dhe të tjera gjëra të cilat janë shumë të kushtueshme. Pra nuk është aq cështje e vendimit sa është cështje e një proces afatgjatë. Madje edhe drafti i projektligjit po siguron se ky proces do të ndodhë në 10 vite”.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Nga KosovaToday.com June 13, 2018 9:58 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=224936
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Komandati i KFOR-it flet për transformimin e FKS-së Komandati i KFOR-it flet për transformimin e FKS-sëRating: 4.8