Home / KOSOVA / Konjufca: Bëjmë kompromise për Kryetarin e Kuvendit, por për Qeverinë nuk vjen në shprehje

Konjufca: Bëjmë kompromise për Kryetarin e Kuvendit, por për Qeverinë nuk vjen në shprehje

Konjufca: Bëjmë kompromise për Kryetarin e Kuvendit, por për Qeverinë nuk vjen në shprehjeDeputeti i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është për një kompromis për formimin e institucioneve të vendit.

Ai ka thënë se kompromisi më i madh për VV’në është përzgjedhja e një kandidati tjetër nga koalicioni PAN për kreun e Kuvendit, dhe assesi kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Për Konjufcën, i papërshtatshëm është edhe Xhavit Haliti i PDK’së, meqë, sipas tij, ai bën pjesë në strukturën e njëjtë e cila, ka thënë ai, i ka bërë dëme të mëdha vendit.

Konjufca ka thënë se me Vetëvendosjen assesi nuk mund të diskutohet për formimin e Qeverisë nga koalicioni PAN.

“Kryetari i Kuvendit mund edhe të diskutohet deri diku, por për Qeverinë kjo as nuk vjen në shprehje. Do të ishte banale dhe qesharake si kërkesë”, ka thënë Konjufca në RTV Dukagjini.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Konjufca: Bëjmë kompromise për Kryetarin e Kuvendit, por për Qeverinë nuk vjen në shprehje Konjufca: Bëjmë kompromise për Kryetarin e Kuvendit, por për Qeverinë nuk vjen në shprehjeRating: 4.8