Home / KOSOVA / Lekaj: Haradinaj së shpejti kryeministër
Lekaj: Haradinaj së shpejti kryeministër

Lekaj: Haradinaj së shpejti kryeministër

Lekaj: Haradinaj së shpejti kryeministërDeputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se partia e tij dhe koalicioni PAN nuk merret me akuzat që po i vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA se po e bllokojnë vendin.

Lekaj për lajmi.net ka thënë se këta që sot po bëjnë akuza nuk po ofrojnë zgjidhje për vendin.

“Ne nuk merremi me askënd se çfarë ata janë në gjendje të akuzojnë, njerëzit që akuzojnë sot janë po ata që dje akuzonin të tjerët për bllokada përmes kryesuesit, pra ata krejt çka dijnë të bëjnë është, të akuzojnë, asnjëherë nuk kanë dhënë diçka për ti ofruar zgjidhje këtij vendi”, ka thënë deputeti i AAK-së.

I pyetur hipotetikisht se a do të mund të ketë tërheqje të Haradinaj nga kandidatura për kryeministër, ai ka thënë se politika merret me situata reale, duke shtuar se lideri i AAK-së shumë shpejt do të jetë edhe zyrtarisht kryeministër.

“Pyetjet hipotetike nuk mund t’iu japësh përgjigje, sepse politika merret me situata reale. Në situatën çfarë jemi, z.Haradinaj se shpejti do të jetë edhe zyrtarisht kryeministër i Kosovës”, ka përfunduar Pal Lekaj për lajmi.net

Pas një takimi që patën sot përfaqësuesit e partive politike me kryesuesin e seancës, Adem Mikullovci u vendos që të mërkurën pësëri të zhvillohet një takim konsultativ.

Kurse, mediat kanë raportuar se vazhdimi i seancës mund të ndodhë ditën e enjte, gjë e cila nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Lekaj: Haradinaj së shpejti kryeministër Lekaj: Haradinaj së shpejti kryeministërRating: 4.8