Home / KOSOVA / Nesër në mëngjes mbahet takimi Thaçi-Vuçiq

Nesër në mëngjes mbahet takimi Thaçi-Vuçiq

Nesër në mëngjes mbahet takimi Thaçi-VuçiqNesër në Bruksel gjatë kafjallit punues do të takohen presidentët Hashim Thaçi i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë.

Takimi mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, transmeton Koha.net. Takimi në trajtë joformale në kafjallin punues duhet të nisë në orën 8 e 30 minuta, bëhet e ditur nga Brukseli.

“Ata do të shkëmbejnë mendime rreth fazës së ardhshme të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që do të jetë vazhdim i marrëveshjes së arritur në korrik, dhe me këtë do të fillojë përgatitja e fazës së re të negociatave”, ka paralajmëruar zëdhënësja e përfaqësues së lartë, Maja Kocijançiç.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Nesër në mëngjes mbahet takimi Thaçi-Vuçiq Nesër në mëngjes mbahet takimi Thaçi-VuçiqRating: 4.8