Home / LAJME / Pas përjashtimit të Kosovës nga Samiti Ballkanik, Pacolli ka një kërkesë për BE-në
Pas përjashtimit të Kosovës nga Samiti Ballkanik, Pacolli ka një kërkesë për BE-në

Pas përjashtimit të Kosovës nga Samiti Ballkanik, Pacolli ka një kërkesë për BE-në

Kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli ka reaguar pas lënies jashtë të Kosovës nga Samiti Ballkanik në Banjallukë, teksa i ka kërkuar komisionarit të BE’ Johannes Hahn dhe Bashkimit Evropian që t’i kushtojnë vëmendje këtij vendimi të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Pacolli, në një reagim në Twitter, është shprehur se nuk do të ketë bashkëpunim rajonal pa Kosovën.

“Bosnja dhe Serbia duhet të kuptojnë se nuk ka bashkëpunim rajonal pa praninë dhe pjesëmarrjen e plotë të Kosovës. I bëj thirrje komisionarit Johannes Hahn dhe Bashkimit Evropian që t’i kushtojnë vëmendje mungesës së vullnetit në Sarajevë dhe Beograd për të bashkëpunuar me fqinjët”, është shprehur Pacolli.

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka njoftuar se Maqedonia dhe Shqipëria kanë anuluar pjesëmarrjen në Samitin Ballkanik, pas përjashtimit të Kosovës.

Pas përjashtimit të Kosovës nga Samiti Ballkanik, Pacolli ka një kërkesë për BE-në

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com February 23, 2018 9:18 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=151477
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Pas përjashtimit të Kosovës nga Samiti Ballkanik, Pacolli ka një kërkesë për BE-në Pas përjashtimit të Kosovës nga Samiti Ballkanik, Pacolli ka një kërkesë për BE-nëRating: 4.8