Home / BOTA / Përmbytjet shkaktojnë mbi 1.200 viktima në Azi

Përmbytjet shkaktojnë mbi 1.200 viktima në Azi

Përmbytjet shkaktojnë mbi 1.200 viktima në AziNdërkohë që uragani “Harvey” është përplasur mbi SHBA me efekte shkatërrimtare, një tjetër zonë e globit është prekur rëndë nga përmbytjet. E ndërsa të gjithë sytë janë drejtuar nga Teksasi, numri i viktimave nga përmbytjet në Indi, Bangladesh dhe Nepal ka shkuar në mbi 1.200.

Duke marrë më pak vëmendje nga mediet sesa ngjarjet në SHBA, punonjësit e emergjencave përpiqen të ndihmojnë miliona njerëz të bllokuar nga përmbytjet më të rënda që zona ka parë në vite të tëra.

Të trija shtetet preken çdo vit nga përmbytjet në sezonin e musoneve, që nis në qershor dhe përfundon në shtator, por këtë vit situata është më e rëndë sesa zakonisht. Në indi, vend ky me një popullatë të dendur, miliona njerëz janë prekur, më shumë dhe më rëndë nga ata në SHBA, qytetet e së cilës janë më pak të populluar.

Në Uttar Pradesh, shteti me popullsinë më të madhe në Indi, të paktën 88 vetë humbën jetën kur përmbytjet mbuluan thuajse gjysmën e shtetit me 220 milionë banorë.

Numri i viktimave në Nepal ka arritur në mbi 150, ndërsa 90 mijë shtëpi janë shkatërruar.

Në Bangladeshin fqinj, të paktën 134 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 5.7 milionë të tjerë janë prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga përmbytjet, që kanë gllabëruar më shumë se një të tretën e vendit.

Ekspertët paralajmërojnë se një valë e dytë përmbytjesh në Azinë Jugore mund të çojë në një shkatërrim të paparë.

Bujqësia në rajon është dëmtuar në mënyrë drastike dhe, vetëm në Bangladesh, një vend ky i varur nga ky sektor, të mbjellat në 10.583 hektarë tokë janë shkatërruar.

Kryeministri indian, Narendra Modi ka kryer një fluturim mbi zonat e goditura nga përmbytjet dhe ka premtuar një fond ndihme prej 78 milionë dollarësh.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Përmbytjet shkaktojnë mbi 1.200 viktima në Azi Përmbytjet shkaktojnë mbi 1.200 viktima në AziRating: 4.8