Home / BOTA / Qeveria e Spanjës u ka dhënë afat liderëve të Katalonjës për qartësim
Auto-Skicë

Qeveria e Spanjës u ka dhënë afat liderëve të Katalonjës për qartësim

Auto-Skicë
Auto-Skicë
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thotë se ia ka dhënë pesë ditë afat liderit separatist të Katalonjës, Carles Puigdemont, të qartësoj nëse ai e ka shpallur pavarësinë.

Gjatë fjalimit të tij të djeshëm në Parlamentin e Spanjës, Rajoy tha se nëse lideri i Katalonjës, deri më 16 tetor, e konfirmon ndarjen e rajonit nga Spanja, atëherë qeveria qendrore do t’i jepte atij edhe pesë ditë të tjera, deri më 19 tetor, për ta tërhequr deklaratën.

Nëse kjo nuk do të bëhej, atëherë Madridi do ta aktivizonte Nenin 155 të Kushtetutës së Spanjës, që qeverisë qendrore i mundëson ta suspendoj autonominë e rajonit dhe të imponoj sundim direkt, nëse rajoni nuk bashkëpunon me obligimet ligjore të tij.

Liderët e Katalonjës, pardje e kanë nënshkruar deklaratën e pavarësisë por e kanë ndalur implementimin e saj, për të mundësuar bisedime me Madridin, raporton Evropa e Lirë.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Qeveria e Spanjës u ka dhënë afat liderëve të Katalonjës për qartësim Qeveria e Spanjës u ka dhënë afat liderëve të Katalonjës për qartësimRating: 4.8