Home / LAJME / Shpërthen deputeti i ri i PD-së: Dështimi në Shëndetësi, patatja e nxehtë e Rilindjes së Ramës

Shpërthen deputeti i ri i PD-së: Dështimi në Shëndetësi, patatja e nxehtë e Rilindjes së Ramës

Shpërthen deputeti i ri i PD-së: Dështimi në Shëndetësi, patatja e nxehtë e Rilindjes së RamësPas takimit dhe paralajmërim të sotëm të kreut të qeverisë për dorëheqje nga drejtorët rajonalë të spitaleve në vend ka reaguar sot edhe deputeti i ri i PD-së që do të jetë në Parlament.
Ish-zv/ministër i Shëndetësisë në qeverinë “Berisha”, Bardh Spahia ka lëshuar disa akuza në drejtim të Ramës. Në një status në “Facebook”, Spahia duke marrë shkas nga takimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e spitaleve Rajonale, të cilëve iu kërkoi dorëheqjen duke iu evidentuar dështimet, shkruan se kryeministri i bëri gjyqin publik drejtuesve dhe shefave të spitaleve.

STATUSI I PLOTË

Drejtuesi i departamentit të Emigracionit në Partinë Demokratike,

Dështimi në Shëndetësi, patatja e nxehtë e Rilindjes së Ramës.

Sot në një shoë të shëmtuar televiziv, Edi Rama i bëri gjyqin publik drejtuesve dhe shefave të spitaleve.

Akuzues, fajësues, mediokër, Edi Rama sot u përpoq të lante duart me rrënimin më historik që shënon këto katër vite sistemin spitalor. Pikërisht aty ku tenderët e koncesioneve mes të cilëve dhe higjiena e sterilizimi, kanë bërë edhe me milioner që nga Rama, ish-ministri Beqja e deri tek më i fundit klient i kompanive qeveritare. Sot Rama fajësoi e akuzoi pikërisht mëkëmbësit e tij të korrupsionit a thua se ata, i kishte emëruar PD a ndonjë parti tjetër jo qeveritare.

Më e pakta kjo që ndodhi sot, ishte qesharake deri në kufijtë e absurdit politik, por edhe njerëzor. Me çfarë përgjegjësie e logjike politike, akuzoi sot Rama, menaxherët kokëulur të heshtur, pa integritet, arkitekti i shkatërrimit të sistemit më bazik publik kur:

1 – Fondet në Shëndetësi u keqmenaxhuan dhe u abuzuan përmes koncesioneve të MSH, fantazmë, të mbyllura vetëm me praktikat e letrave dhe zero investime ne terrenet spitalore.

2- Drejtuesit dhe menaxheret militante të PS e LSI u emëruan pa konkurse

3- Emërimi i mjekëve dhe infermierëve bëhet vetëm me urdhra dhe mesazhe të ministrit, si dhe direktivave të deputetëve, precedent i padëgjuar në asnjë vend të botës.

3- Emërimi i mjekëve dhe infermiereve bëhet vetëm me urdhra dhe mesazhe të ministrit, si dhe direktivave të deputetëve, precedent i padëgjuar në asnjë vend të botës.

Asgjë në shtetin e 4 viteve të fundit nuk ka funksionuar përveç kultivimit dhe trafikimit të narkotikeve. Fenomen, ku shteti i drejtuar nga thonjëpalari që i denigroj edhe për mungesë higjiene drejtuesit e spitaleve, është zhytur kokë e këmbë.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Shpërthen deputeti i ri i PD-së: Dështimi në Shëndetësi, patatja e nxehtë e Rilindjes së Ramës Shpërthen deputeti i ri i PD-së: Dështimi në Shëndetësi, patatja e nxehtë e Rilindjes së RamësRating: 4.8