Home / LAJME / Sugareski: Në Maqedoni nuk do të ndërtohen as banesa, as kampe për emigrantët

Sugareski: Në Maqedoni nuk do të ndërtohen as banesa, as kampe për emigrantët

Sugareski: Në Maqedoni nuk do të ndërtohen as banesa, as kampe për emigrantëtNë Maqedoni nuk do të ndërtohen as banesa, as kampe për emigrantët, këto pohime janë vetëm në fushatën e OBRM-PDUKM-së, tha në një intervistë për “Publikum” ministri i Lidhjes dhe Transportit, Goran Sugareski.

“Këto mashtrime dhe manupulime kanë për qëllim defokusimin e opinionit nga faktet që dalin nga 11 vite qeverisje kriminale të Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së”, thotë Sugareski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen rreth burimeve financiare me të cilat do të ndërtohet hekurudha drej Bullgarisë, Sugareski theksoi se në samitin në Trieste Maqedonia ka fituar mjete të pakthyeshme, grant me vlerë prej 70 milion eurove për ndërtimin e hekurudhës.

Ai shtoi se në samitin në Trieste janë marrë vesh që edhe Bullgaria do ta ndërtojë hekurudhën në territorin e saj me mjete nga BE-ja.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Sugareski: Në Maqedoni nuk do të ndërtohen as banesa, as kampe për emigrantët Sugareski: Në Maqedoni nuk do të ndërtohen as banesa, as kampe për emigrantëtRating: 4.8