Home / KOSOVA / Tahiri u del në mbrojtje komandanteve

Tahiri u del në mbrojtje komandanteve

Tahiri u del në mbrojtje komandantevePas deklaratës së deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i cili ka deklaruar se komandantët e dikurshëm tani nuk po kanë guxim të vijnë as në Kuvend, është pikërisht deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri i cili u ka dalë në mbrojtje duke theksuar se në Kuvend nuk ka nevojë për gjuhë të urrejtjes.

“Unë vetëm i drejtohem popullit që nuk kam ardh në Kunvedin e Kosovë, për të krijuar një urrejtje mes nesh por mendoj që gjuha parlamentare është ndryshe. Falënderoj shumë Behgjet Pacollin për kandidimin tim dhe që jam tani këtu si shërbëtor i popullatës. Më duhet t’i drejtohem zotëri Krasniqit, që komandantët kanë gjithmonë guxim dhe mos të ishin ata komandat as Adem Mikullovci nuk do të kishte përjetuar gjuhën shqipe këtu në Kuvend”, ka thënë Tahiri, raporton Indeksonline.

Sipas tij ka njerëz të ndershëm edhe nga komandantët.

“Ka njerëz të ndershëm edhe nga komandantët, ata që janë në Gjykatë mund t’u ndodhë që të gjykohen. Duhet gjuhë tjetër për të ecur përpara, duhet me gjuhë jo-urrejtje, duhet bashkim politik. Pra është e rëndë para këtyre diplomave të fyhen të gjithë komandantët e Kosovës”, ka përfunduar Tahiri.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Tahiri u del në mbrojtje komandanteve Tahiri u del në mbrojtje komandanteveRating: 4.8