Home / LAJME / Teatri Kombëtar, Rama e pranon: S’do të ishte mëkat sikur të kishte edhe një kullë…
Teatri Kombëtar, Rama e pranon: S’do të ishte mëkat sikur të kishte edhe një kullë...

Teatri Kombëtar, Rama e pranon: S’do të ishte mëkat sikur të kishte edhe një kullë…

Prej javësh tashmë, debati i madh i hapur në ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe protestat e shumta të artistëve për moshembjen e të vjetrit, kanë kulmuar këtë të hënë, ku vetë kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të ketë një kullë.

Por edhe pse Rama tha se nuk do të ketë kullë mbi teatër, ai ka treguar se personalisht nuk e ka problem apo se “nuk do të ishte mëkat” sikur Teatri i ri Kombëtar, të ishte “nën kullë”. Rama ka folur kësisoj hapur për atë që prej kohësh diskutohej, se qeveria nuk ka në plan ndërtimin e teatrit, më shumë sesa përdorimin e këtij të fundit për t’i hapur rrugën ndërtimit të kullave në kryeqytet, një “faj” të cilin sot Rama e ka “përqafuar”, duke e pranuar se vetë ai nuk e ka problem kullën.

“Nuk është një teatër me kullë, por nuk është asnjë mëkat edhe po të ishte një teatër nën kullë. Teatrot e Broduejt janë të gjithë nën kulla. Kur shkojnë njerëzit në teatër, nuk shohin kullat por shohin teatrin. 

Megjithatë, është një debat që ju mund ta vazhdoni me njëri-tjetrin. Besoj se është shumë e qartë se këtu nuk është historia se çfarë ka sipër apo anash, pavarësisht se sipër do të ketë një tjetër hapësirë teatrale në qiell të hapur dhe anash do të ketë hapësirat e veta për artistët. ”-tha Rama.

Disa fjalë thumbuese janë drejtuar dhe për ata artistë, të shumtë në numër e të mëdhenj në emër, që kanë protestuar prej javësh në debatin për prishjen apo jo të Teatrit e për ligjin e ri të qeverisë për artin.

“Jemi në kushtet, ku kemi një teatër që do të jetë trefishi i këtij që është sot, dhe që do të ketë një sistem të tërë infrastrukture përreth, që sot nuk ekziston. Pa dyshim do të ketë dhe hapësirën e yjeve, të shuar e të pashuar të historisë së Teatrit Kombëtar.

Kush ka kaluar në atë histori dhe ka lënë gjurmën e pashlyeshme të yllit të vet, do të jetojë aty në hapësirën e përgatitur enkas! Ashtu siklundër, kush del e bën protesta sot, do duhet të mendojë sesi të lërë yllin e tij aty, sepse nuk ka se çfarë bën më, sepse godina do të shembet për ti lënë vendin një godine të re.”-tha Rama.

Teatri Kombëtar, Rama e pranon: S’do të ishte mëkat sikur të kishte edhe një kullë...

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 12, 2018 7:51 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=156042
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Teatri Kombëtar, Rama e pranon: S’do të ishte mëkat sikur të kishte edhe një kullë… Teatri Kombëtar, Rama e pranon: S’do të ishte mëkat sikur të kishte edhe një kullë…Rating: 4.8