Home / LAJME / Tetë ditë me radhë Grujevski dhe Boshkovski në arrati

Tetë ditë me radhë Grujevski dhe Boshkovski në arrati

Tetë ditë me radhë Grujevski dhe Boshkovski në arratiGoran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, tashmë tetë ditë janë në arrati dhe akoma nuk ka informacione se ku mund të jenë dy të akuzuarit në lëndët e PSP-së.

Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë jashtë shtetit, pasi për ta është lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar përmes Interpolit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 26 korrik Gjykata e Lartë vërtetoi paraburgimet për Grujevskin dhe Boshkovskin, ndërsa për Jakimovskin u shqiptua masa e përkujdesit, gjegjësisht marrje të pasaportës dhe paraqitje në gjykatë një herë në javë.

Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski akuzohen në rastet “Shënjestra” dhe “Fortesa” të PSP-, ku dyshohen për përgjime të paligjshme të mbi pesë mijë numrave telefonik, përmes sistemit të DSK-së dhe për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Tetë ditë me radhë Grujevski dhe Boshkovski në arrati Tetë ditë me radhë Grujevski dhe Boshkovski në arratiRating: 4.8