Home / LAJME / Turqia kerkon kokën e kreut te KMSH Skënder Bruçaj !
Turqia kerkon kokën e kreut te KMSH

Turqia kerkon kokën e kreut te KMSH Skënder Bruçaj !

Kërkesat e Turqisë për të larguar mbështetësit e Fehtullah Gylenit janë intensifikuar edhe ndaj Shqipërisë. Ndonëse në Kosovë beteja është më e ashpër dhe Erdogan ka nxehur tonet edhe publikisht, në Shqipëri trysnia e Turqisë po ndjehet mes dy qarqeve të kundërta dhe nën zë.

Po kush janë “gylenistët” shqiptarë?

Një burim diplomatik i tha Report TV se njeriu më i lartë i shënjestruar  është kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj. Nga Turqia, drejtuesi i myslimanëve të Shqipërisë konsiderohet pjesë e organizatës FETO, e cila për Erdoganin është organizatë terroriste.

Burimi i tha Report TV se largimi i kreut të KMSH-së kërkohet më këmbëngulje, por shqetësim ngelet e gjithë situata në KMSH, pasi edhe në kryesinë e Komunitetit, shumica e anëtarëve i përkasin grupimit gylenist.

Skënder Bruçaj shihet si shqetësim nga qeveria e Erdogan për shkak të ndikimit ka mbi gjithë sistemin fetar në Shqipëri, por jo vetëm kaq. Sipas të dhënave që Ankaraja i ka përcjellë Tiranës, Bruçaj ka vendosur të financojë me paratë e Komunitetit Mysliman një prej shkollave të larta private në Tiranë, pjesë e rrjetit të Fetullah Gylen.

Pikërisht në këtë pikë shqetësimi turk bëhet më i lartë. Sipas të dhënave të siguruara nga burimi diplomatik, presioni tjetër veç kreut të KMSH-së, është në sistemin arsimor. Bëhet fjalë për dy universitete private në pronësi të rrjetit gylenist që operojnë në Tiranë, të cilat për Erdoganin janë pjesë e rrjetit terrorist FETO dhe që qeverisë shqiptare i sinjalizohen si kërcënim për sigurinë.

Përveç tyre, konsiderohen si nën kontroll nga kundërshtari i Erdoganit edhe tre Medrese, ajo e Tiranës, e Korçës dhe e Kavajës që administrohen nga fondacione gyleniste dhe në to punojnë persona që i përkasin këtij rrjeti.

 

Shiko Videon

Turqia kerkon kokën e kreut te KMSH

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com April 7, 2018 11:25 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=163018
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Turqia kerkon kokën e kreut te KMSH Skënder Bruçaj ! Turqia kerkon kokën e kreut te KMSH Skënder Bruçaj !Rating: 4.8

Privacy Preference Center

Necessary

Advertising

Analytics

Other